10:02 | 15/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

PS-LSI vazhdojnë të përplasen fort, debatet përfshijnë edhe komisionet parlamentare

07:51 | 09/02/2017
në Kryesore, Politikë, Te Gjitha
0
PS-LSI vazhdojnë të përplasen fort, debatet përfshijnë edhe komisionet parlamentare

Diferencat ndërmjet Ps dhe LSI duket se janë bërë gjithnjë e më të mëdha ditët e fundit. Pas daljeve publike të eksponentëve nga të dy partitë dhe akuzave ë ndërsjella, debatet pro dhe kundër tashmë janë vendosur edh ne komisione.

Kështu dje, ka mjaftuar një diskutim rutinë për Kodin e Procedurës Penale në tryezën e organizuar në kuadër të konsultimeve për paketën prej 27 ligjesh të reformës në drejtësi që këto tensione të shfaqen. Ministri i ri i Drejtësisë, Petrit Vasili tha se drafti i hedhur për diskutim dhe që mban firmën e ekspertëve të nivelit të lartë nuk pasqyron rekomandimet e draftit të Ministrisë së Drejtësisë.

“Kam përgatitur një projekt më të fundit, i cili është një variant tjetër nga ai që kohë më parë kjo ministri ka punuar së bashku me EURALIUS. Është një draft që ka reflektime të rëndësishme, të cilat duhen parë dhe marrë në diskutim”, – tha Vasili. Më i ashpër ishte kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama, i cili shprehu kritika mbi procedurën që po ndiqet për amendimin e ligjeve, duke rikthyer në pikën zero debatin për rolin e ekspertëve të lartë në reformën në drejtësi.

“Nuk mund të hartohet drafti në rrugë e sipër as nga një grup parlamentar, as nga një komision i posaçëm, as nga një komision specialistësh të nivelit të lartë. Se unë nuk e di kush e çmon se qenka një grup specialistësh të nivelit të lartë dhe një tjetër i nivelit të ulët. Unë them: na i qartësoni. Drafti juaj nuk është draft i Ministrisë së Drejtësisë”, – deklaroi nënkryetari i LSI-së, Luan Rama. Por relatori Ulsi Manja i kujtoi LSIsë se para dy vitesh ka shprehur dakorsësi që rishikimi i ligjeve të jetë proces parlamentar, shkruan ”GSH”. 

“Është konceptuar si një proces parlamentar. Paketa e dytë e 27 ligjeve, pjesë e së cilës është edhe drafti i Kodit të Procedurës Penale, Kuvendi ka ngarkuar Komisionin e Ligjeve për të përmbyllur me sukses këtë pjesë të dytë të reformës në drejtësi”, – tha Manja.

Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj u shpreh për të qetësuar disi situatën: “Ne duhet të kemi respekt për të gjithë këta që kanë ardhur e kanë lënë punën si gjyqtarë e prokurorë, sepse nëse ka ndonjë problem tjetër, edhe unë, edhe zoti Rama mund ta trajtojmë në Komisionin e Ligjeve. Kur të vijmë te Komisioni i Ligjeve, kemi debat për politikë sa të duam nga mëngjesi në darkë”, – tha Xhafaj.

Në diskutimin për SPAK pati sërish përplasje, por këtë herë mes ministrit Vasili e përfaqësuesit të policisë. Sipas Vasilit, “ndërhyhet vetëm kur vendoset nga gjykata dhe për vepra penale të rënda”. “Nuk jemi dakord që autorizimi për përgjimet ambientale të kalojë nga prokuroria dhe gjykata”, – sqaroi Sokol Selfollari, ekspert i policisë.

KOMISIONI I MEDIAS 
Një tjetër përplasje pati dje edhe në Komisionin parlamentar të Medias, ku po diskutohej në lidhje me reformën në arsimin profesional. Deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj votoi kundër projektligjit të qeverisë “Rama” për arsimin dhe formimin profesional, që sipas saj është i panevojshëm, sjell konfuzion dhe nuk mund të diskutohej pa dhënë mendim grupet e interesit.

“Ndryshimet që bëmë në projektligj, për ta kaluar arsimin profesional nga kompetenca e Ministrisë së Arsimit në kompetencë të Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, na vërtetoi që asnjë ndryshim nuk ka, përveçse sjell një konfuzion në menaxhim”, – deklaroi Mehmetaj. Në këtë pikë ka reaguar deputeti i PS-së Fatmir Toçi, i cili tha se: “Ky problem është ngritur këtu, por ka një mekanizëm Kuvendi dhe një mekanizëm vote”. Socialistët e votuan në grup reformën e re të propozuar nga qeveria ‘Rama’ për arsimin profesional, që parashikon krijimin e Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe i kthen shkollat profesionale në qendra multifunksionale për zanatet e reja të kërkuara në tregun e punës. (E.K/SHUPLAKA)

 

Etiketa: debatetkomisionetLSIps
Pas

Reagim mbi reagimet, Ilda Bejleri: Puno fort në heshtje lër…të flasë për ty!

Para

KQZ “vulos”: S’ka votim elektronik, 6 milionë dollarë për zgjedhjet

Para
KQZ tregohet bujare, sa do të paguhen komisionerët dhe numëruesit e zgjedhjeve të 18 qershorit

KQZ “vulos”: S’ka votim elektronik, 6 milionë dollarë për zgjedhjet

Discussion about this post

 



Të Fundit

Shkodër/Arrestime dhe procedime penale për shkelje të ndryshme ligjore

Sherr me thikë në Durrës, lëndohet një i ri

Aksident tragjik në Plepa-Kavajë, humb jetën këmbësorja

Votat për kandidatët preferencialë në Gjirokastër, kush janë 3 deputetët socialistë që bëhen pjesë e Parlamentit të ri

Raporti i BE për ekonominë ruse: Është në një gjendje më të keqe nga sa pranon qeveria në Moskë

Më 16 maj Samiti i Komunitetit Politik Europian, 47 liderë zbresin në Tiranë

Liderët e Europës” zbarkojnë” për dy ditë në Tiranë, policia plan masash, ja rrugët dhe zonat që bllokohet

Diaspora/ Numërohen rreth 63% e zarfeve, kryeson PS me 65 mijë vota

Berisha: Bandat vepruan në 10 qarqe për të sjellë në parlament 30 deputetë të PS! ‘Ylli’ i kësaj fushate është famozja Sara Mile

Berisha: Këto ishin zgjedhjet më të plaçkitura në 33 vite! Rama i bleu hapur votat me vendimet e tij

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.