Kryetari i PS-së në Tiranë Ervin Bushati në një lidhje Skype për Fax News u shpreh se Partia Socialiste e ka marrë shumë seriozisht këtë mandat të tretë dhe se kryeministri ka të drejtë të zgjedhë ekipin më të mirë.
Bushati theksoi se Taulant Balla dhe Elisa Spiropali, dy emrat e konfirmuar në qeverinë e re janë mëse të merituar pasi sipas tij kanë bërë një punë të madhe dhe në mbledhjen e Asamblesë në 2 shtator pritet që të ketë dhe emra të tjerë.
Bushati foli edhe për situatën e pandemisë duke thënë se nuk është as teatër as lojë politike sepse ka të bëjë me jetën dhe shëndetin e qytetarëve ku PS-ja do të japë maksimumin në përballjen e sfidave, jo vetëm nisjen e një etape të re për kabinetin por edhe për të bashkëpunuar me PD në të mirë te vendit.
“Përgjegjshmëria është e trefishtë, para hapjes së sezonit do të ketë një mbledhje. PS në këtë fazë të jetës së saj politike e ka marrë me shumë seriozitet mandatin sepse qytetarët presin shumë nga ne.
Rama ka të drejtë të zgjedhë ekipin më të mirë, dhe në takimin me deputetët ku u komnfirmuan dy emra të cilët e bëjnë shumë mirë punën është kryetari i grupit Taulant Balla në aspektin legjislativ dhe ministrja Spiropali.
Mendoj se në vijim do të ketë emra të tjerë, është një sinkron më i madh politik sesa thjesht qeveria, për Kuvendin, PS ka qenë e hapur për bashkëpunime edhe me PD.
Vendimarrja është shumë me e gjerë sesa balancimi i potencialit të vetë partisë, do të ketë edhe propozime për emrin e Presidentit. Nuk është një moment ku mbaron dialogu politik, pasi as sfida me Covid nuk ka mbaruar.
Të keqen më të madhe e kemi lëne pas por kemi sfida të reja përpara. Pandemia nuk është teatër apo lojë politike, ka të bëjë me jetën dhe shëndetin e qytetarëve, shteti duhet të ofrojë mundësi për të shpëtuar jetë.
Që në 2019 jemi në një fushatë të vazhdueshm që ekipi i PS të jetë në lartësinë e duhur, mendoj se opozita nuk solli programin e duhur për të fituar besimin e elektoralit. Misioni ynë për përmirsimin e vendit vazhdon dhe padyshim që PS-ja ka ofertën më të mirë politike në vend”- u shpreh Bushati.
(E.D/faxweb.al)