Partia Socialiste ka mbledhur mëngjesin e sotëm grupin parlamentar, ku është vënë re mungesa e kryeministrit Edi Rama. Në mungesë të tij mbledhja është drejtuar nga Taulant Balla.
Burime bëjnë me dije se Partia Socialiste do të thërrasë javën e parë të majit, Asamblenë e PS. Në këtë mbledhje pritet të diskutohen dhe kadidatët e lënë pezull për zgjedhjet lokale, që janë parashikuar të mbahen në 30 Qershor.
Në mbledhjen e grupit, Fino kërkoi uljen e pagave për policinë gjyqësore, pasi sipas tij ata paguhen edhe më shumë se presidenti i vendit.
Kërkesa e Finos nuk u pranua nga antarët e tjerë të grupi. Po ashtu bëhet me dije se nesër do të ketë një mbledhje të Kryesisë ku do të diskutohet për çështjet zgjedhore.
Duket se socialistët janë të vendosur në organizimin e zgjedhjeve lokale edhe pa opozitën, që ditën e sotme po nënshkruan një koalicion me partitë e tjera, ku zotohen të mos hyjnë në zgjedhje pa u plotësuar kushtet për liri dhe të drejta të barabarta. (Lexo edhe ketu)
(E.K/FAXWEB.AL)