05:23 | 25/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

PS mbledh grupin parlamentar/ Pritet me pozitivitet propozimi i Metës për KLSH-në, Arben Shehu drejt votimit në Kuvend

10:45 | 25/06/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
PS mbledh grupin parlamentar/ Pritet me pozitivitet propozimi i Metës për KLSH-në, Arben Shehu drejt votimit në Kuvend

Burime për Fax News bëjnë me dije se Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste është duke zhvilluar një mbledhje ku është duke u diskutuar edhe për emrin e Arben Shehut të propozuar nga Presi9denti Ilir Meta për marrë pozicionin e kreut të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Fax News mëson se Arben Shehu do të kalojë në Kuvend javën e ardhshme dhe se mazhoranca do të votojë pro tij në pozicionin e kreut të KLSH-së. Mësohet se grupi socialist është dakordësuar për të votuar propozimin e bërë nga Presidenti Ilir Meta

Ndërkohë të njëjtat burime konfirmojnë se në diskutimet që janë bërë brenda grupit, ka pasur frymë pozitive për propozimin e presidentit, dhe tashmë mbetet të shikohet nëse emri i Shehut do të marrë votat në Kuvend për të marrë funksionin e lartë.

Komisioni i Ekonomisë ka pranuar propozimin e presidentit Meta për kreun e ri të KLSH-së. Emri i Arben Shehut duket të jetë pranuar nga ana e mazhorancës, dhe më pas do të kalojë për miratim në Kuvend, pas 3 emrave të tjerë që ishin refuzuar më herët, Vitore Tusha, Bahri Shaqiri dhe Petraq Milo.

Sipas Metës, Arben Shehu plotëson të gjitha kushtet dhe kriteret ligjore për t’u emëruar në pozicionin
e kreut të KLSH-së, si dhe është një kandidaturë me eksperiencë të gjatë në fushën e së drejtës dhe pedagogjisë.

Gjatë eksperiencës mbi 16 vjeçare në jetën akademike, Shehu është një ndër njohësit më të mirë të drejtësisë penale. Ai është diplomuar gjithashtu edhe në fushën e e ekonomisë dega “Administrim Biznesi”, me një eksperiencë të gjatë akademike, kërkime dhe shkrime shkencore, por edhe përvojë të spikatur në zbatimin e ligjit, si ushtrues aktiv i profesionit të avokatisë.

Arben Shehu, si njohës shumë i mirë i legjislacionit, me njohuritë dhe certifikimet në fushën ekonomike dhe përvojën akademike e profesionale mbi 16 vjeçare, vlerësohet kandidat i përshtatshëm për drejtimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, si një institucion që ka nevojë për një qasje të re në ushtrimin e funksioneve për kontrollin e përdorimit të pasurisë publike dhe vënien para përgjegjësisë të abuzuesve me to.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: arben shehugrupi parlamentar i psKLSH
Pas

Boom rastesh të reja me Covid 19, cilat janë dy qytetet që i marrin Tiranës kryesimin

Para

U shoqërua nga Pòlicia gjatë protestës paqësore, Tepelena: Urdhëri erdhi nga lart, árrestimet ishin selektive

Para
U shoqërua nga Pòlicia gjatë protestës paqësore, Tepelena: Urdhëri erdhi nga lart, árrestimet ishin selektive

U shoqërua nga Pòlicia gjatë protestës paqësore, Tepelena: Urdhëri erdhi nga lart, árrestimet ishin selektive

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tërmet me magnitudë 3.4 godet Fushë-Krujën, ndjehet edhe në Tiranë

Aksident në aksin Fier–Cakran, përplasen dy automjete/ tre të lënduar

25 vite Avokati i Popullit/ Spiropali: Kuvendi i angazhuar për të mos lënë asnjë raport në harresë

25-vjetori i Avokatit të Popullit, Ballanca: Mbrojtja e të drejtave është përgjegjësi e përbashkët

Kancelari gjerman: Gjermania do të paguajë pjesën e saj për mbrojtjen e Evropës

Izraeli heq kufizimet dhe rikthen aktivitetin e plotë në gjithë vendin

Pezeshkian: Të drejtat legjitime të Iranit nuk do të kompromentohen, dialog i hapur

Të paktën 40 viktima në Gaza pas arritjes së armëpushimit Iran-Izrael, njoftojnë mjekët

Fluturimet ndërkombëtare rikthehen pjesërisht në hapësirën ajrore të Iranit

Presidenti i Iranit: Jemi të gatshëm për negociata, por jo për kushte të imponuara

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.