Prej disa minutash ka nisur punimet punimet Asambleja socialiste, ku janë diskutuar çështje të ndryshme të organizimit të partisë.
Në fjalën e tij në këtë asamble, kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ka dhënë detaje dhe në lidhje me koalicionin e PS-së në zgjedhjet e ardhshme.
Balla u shpreh: Në zgjedhjet e 2019 do të kemi vetëm një koalicion, atë me qytetarët, përballë do të kemi një aleancë që e duan politikën për interesat e tyre. Detyra jonë është sot që banorët e cdo komuniteti t’i krijojmë mundësi për të qenë pjesë e analizës.
Grupi ynë do të depozitojë për nisëm ligjvënëse të qytetarëve të Shqipërisë. Tashmë do të bëjmë me ligj, që qytetarët e thjeshtë nuk kanë nevojë për firmën e deputeteve, por mund të marrin vetë një nisëm ligjore.
(E.K/FAXWEB.AL)