PS ditët e fundit është e angazhuar mjaft në mediatizimin e çështjes mbi dyshimet e lobimit rus të PD-së.
Sikur të mos mjaftoheshin me dhjetra postime të kryeministrit në rrjetet sociale, edhe sot në mbledhjen e Grupit Parlamentar, një 10-minutësh është konsumuar me të njëjtën çështje.
Pas kësaj kamera e ‘’ERTV-së” u fik dhe debatet brenda PS-së u zhvilluan me dyer të mbyllura. Kaq, për konsum të jashtëm kemi vetëm sulmet ndaj të tjerëve, shqetësimet tona i mbajmë brenda vetes.
Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla u shpreh se nga investigimet e fundit rezulton se PD-ja nuk ka deklaruar një pagesë prej 500 mijë USD dhe që investigimit dyshimet janë se ato vijnë nga Rusia.
“Ka shumë dyshime se si u financua protesta 3 mujore e opozitës për reformën në Drejtësi. PD vjet në pranverë lidhën 2 kontrata me Muzin që të siguronin takime të nivelit të lartë me administratën e Trump. Pagesat u bënë përmes 2 kontratat e PD-së dhe një kompani guackë Binniata dhe vlera totale shkon 675 mijë USD.
Kontrata me Stonington është raportuar në SHBA që në mars, ndërsa me Binniata është mbajtur e fshehur për disa kohë dhe është raportuar ditën e fundit të detyrimit ligjor për të deklaruar.
Si ka mundësi PD ka paguar 500 mijë USD dhe në çfarë rruge i ka paguar? Muzin ka njoftuar që ka marrë 675 mijë USD për punën e tij për PD-në, shumë më tepër se shuma 75 mijë USD që ka deklaruar PD për Muzin”, tha Balla.
(E.K/FAXWEB)