17:18 | 17/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

PS pas deklaratës së Metës në Lezhë: Po shkel Kodin Zgjedhor, shqiptarët mos bien pre e provokimeve skandaloze të Presidentit

13:56 | 25/06/2017
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
PS shkel udhëzimet e KQZ-së për materialet propagandistike zgjedhore (FOTOT)

Partia Socialiste reagoi menjëherë pas deklaratës së ish-kreut të LSI-së në Lezhë, Ilir Meta, mbi përplasjen e shënuar në Shëngjin, ku u plagos një simpatizant i LSI-së. Në deklaratën e saj për mediat, PS shprehet se Presidenti i Zgjedhur po shkel me të dyja këmbët Kodin Zgjedhor.

Në vijim, Partia Socialiste u bën thirrje qytetarëve që të distancohen nga këto provokime skandaloze të Presidentit dhe eksponentëve të partisë së tij.

Reagimi i plotë:

Partia Socialiste e Shqipërisë shpreh keqardhjen për sjelljen antiligjore të Presidentit të zgjedhur Ilir Meta, i cili po shkel me të dyja këmbët Kodin Zgjedhor qysh prej ditës së djeshme e sot në vazhdim.

Përpjekja e zotit Meta për të tensionuar situatën me deklarata te papërgjegjshme dhe deklaratat zyrtare të LSI-së, me akuza vulgare ndaj socialistëve dhe vetë Policisë së Shtetit, janë të dënueshme moralisht, politikisht dhe ligjërisht.

Partia Socialiste u bën thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë të marrin pjesë masivisht në votim dhe u kërkon të gjitha ekipeve elektorale, votuesve, mbështetësve, si dhe simpatizantëve të saj të ruajnë qetësinë.

Mos bini pre e provokimeve skandaloze të Presidentit të zgjedhur e të eksponentëve të partisë së tij, sidomos të “vëzhguesve” të LSI që në disa zona janë elementë me precedentë penalë. Ruani qetësinë. Bëni detyrën patriotike ndaj Shqipërisë sot me votën tuaj dhe përballoni me shumë vetëpërmbajtje ofensivën mizerabël të Presidentit të zgjedhur mbi procesin zgjedhor.

Këto zgjedhje janë nisur për të qenë në çdo aspekt më të mirat që Shqipëria ka zhvilluar ndonjëherë, prandaj çdo zgjedhës e zgjedhëse që merr pjesë me qetësi e qytetari në votime, pavarësisht për kë voton, jep një kontribut të shkëlqyer qytetar e atdhetar. Partia e Presidentit të zgjedhur nuk mund, nuk duhet dhe nuk do t’ua prishë dot këtë festë demokratike Shqipërisë e shqiptarëve. Sa më shumë njerëz në votime sot, aq më e sigurt, më e fortë, më e mirë Shqipëria nesër.

(XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: Luan Ramapsreagimshengjin
Pas

Gjergj Bojaxhi voton bashkë me gruan: Asnjë presion nuk mund të ndalojë qytetarët

Para

Luan Rama i kundërpërgjigjet PS-së: Rilindja s’ka lidhje me socialistët e vërtetë, të presë me qetësi rezultatin

Para
Luan Rama i kundërpërgjigjet PS-së: Rilindja s’ka lidhje me socialistët e vërtetë, të presë me qetësi rezultatin

Luan Rama i kundërpërgjigjet PS-së: Rilindja s’ka lidhje me socialistët e vërtetë, të presë me qetësi rezultatin

Discussion about this post

 



Të Fundit

Përfundon verifikimi i 94 kutive në Peqin dhe Gramsh, procesverbalet i vihen në dispozicion PD për analizën e gjetjeve

‘Fleta pa vulë, votim pa njerëz’, Ilir Alimehmeti denoncon manipulimin masiv të zgjedhjeve

Raporti i CNN: Agjentët amerikanë në terren thonë se Iranit i duheshin edhe 3 vjet për armën bërthamore

IDF: Sulmi nga Irani ka mbaruar, largohuni nga strehimoret, shkatërruam shumicën e raketave balistike

Sulmi më vdekjeprurës i Rusisë në Kiev prej muajsh, vriten 15 persona

Kufizohet lëvizja e kamionëve, shtohen sportelet në kufi dhe patrullat në zonat e plazheve

Idf: Irani po sulmon sërish, sirenat po bien në Izrael

“Ai nuk di asgjë”, Trump ‘shpërthen’ ndaj Macron/ Nga Groenlanda te Irani, si u përplasën publikisht dy aleatë të NATO-s gjatë mbledhje së G7

Deputeti i PS në SPAK: Jam thirrur si person që ka dijeni për një çështje, ja pse s’mund të flas

Aleksandar Vulin me punë të re në një organizatë të udhëhequr nga kreu i inteligjencës ruse

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.