11:11 | 01/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“PS s’bëhet zyrë avokatie për askënd, por nuk heshtim për standardet”, Rama “thumbon” SPAK-un: S’ka asnjë urgjencë për të dhënë drejtësi për 21 janarin

14:16 | 12/02/2025
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“PS s’bëhet zyrë avokatie për askënd, por nuk heshtim për standardet”, Rama “thumbon” SPAK-un: S’ka asnjë urgjencë për të dhënë drejtësi për 21 janarin

Kryeministri Edi Rama ka reaguar fuqishëm në rrjetin social X, lidhur me kërkesat për debate mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike (PS-PD) në lidhje me rastin e kryebashkiakut të Tiranës, Erjon Veliaj.

Rama theksoi se kjo situatë shënon një fazë të re për PS-në, ku, përveç heshtjes pesëvjeçare, do të shprehen për çdo çështje që ka të bëjë me standardet dhe shkeljet në procese, por pa e ndryshuar qëndrimin e tyre mbi faktin se PS nuk është zyrë avokatie për askënd që është në proces, përfshirë edhe Veliajn.

Kryeministri u shpreh se diskutimet mbi këtë rast lidhen me standardet, dhe jo me fajësinë ose pafajësinë e individëve, pasi kjo është përgjegjësi e drejtësisë. Ai e cilësoi burgosjen pa gjyq të Veliajt si një akt të paarsyeshëm, pasi sipas tij, gjykimi mund të kishte vazhduar në gjendje të lirë, pa ndërprerë kontratën e tij me zgjedhësit.

Më tej, Rama theksoi se Partia Socialiste nuk do të bëhet pjesë e sharjeve dhe shpifjeve që sipas tij po veprojnë si gjykata mesjetarësh, ku po përhapen teoritë e komplotit dhe spekulimet. Ai theksoi se PS nuk ka asnjë interes të bëhet pjesë e debatit për SPAK-un dhe Gjykatën e Posaçme të Krimeve të Rënda (GJKKO), duke bërë një dallim të qartë mes drejtësisë së re europiane që kërkon Shqipëria dhe drejtësisë së vjetër të ndikuar politikisht.

 

 

Në fund, Rama bëri thirrje për mbështetje të SPAK dhe GJKKO, por pa heshtur për çdo gabim apo shqetësim që mund të lindë, duke përmendur si shembuj gabimet në lidhje me standardet dhe kërkesa për urgjencë në çështje të tjera. Ai gjithashtu kërkoi që të verifikohen provat dhe kushtet për masa si burgosja pa gjyq, duke theksuar se kjo nuk është çështje e partive politike dhe as e opozitës, por e drejtësisë.

Reagimi i plotë:

Kanalet kërkuaka debate PS – PD për rastin e Erionit, pra nuk paskan kuptuar akoma se ne kemi kaluar nga pesë vjet heshtje në një fazë të re, kur do t’i japim vetes të drejtën të bëjmë komentet tona konstruktive për standartet dhe shkeljet në procese, por nuk kemi ndryshuar thelbin e qëndrimit tonë se PS nuk është zyrë avokatie e askujt që është proces, përfshirë edhe Erjonin.

E para, fakti që burgosja pa gjyq e kryetarit të bashkisë, për një problematikë që s’ka asnjë lidhje me kushtet kur jepet kjo masë, duke ndërprerë arbitrarisht kontratën e tij me zgjedhësit, kur gjykimi mund të vazhdonte në gjendje të lirë, ka të bëjë me standartet jo me fajësinë a pafajësinë e Erjonit, të cilën duhet ta ndajë drejtësia jo debatuesit e PS.

E dyta, nuk ka asnjë shans që ne të bëhemi pjesë sharjeshpifjeve nokturne për çështje të drejtësisë, kur kanalet bëhen si gjykatat e pazareve të mesjetës, ku gjuhet me gurë nga të katër anët dhe ku kuakuakuatë e kënetës politiko-mediatike arrijnë klimaksin e tyre.

Dhe e fundit, askush nuk ka për të na tërhequr dot në debate politike për SPAKUN e për GJKKO, sepse mes nesh dhe kënetës është kufiri mes dy botëve; asaj të drejtësisë së re europiane që duam ne, me pavarësi të plotë nga pushteti politik e me standarte demokratike, dhe asaj të drejtësisë së vjetër vulgare që do bufi me kënetën e tij, me kontroll të plotë politik e me pazare si ato që e bënë këtë vend për 100 vjet mbretërinë e padrejtësisë.

Këtë lloj debati do ta bëjmë në popull, në rrugën drejt 11 majit, në mbështetje të plotë të SPAK e GJKKO kundër korrupsionit dhe patjetër, pa heshtur për shqetësimet që krijohen nga gabimet apo fajet në raport me standartet ose fjala vjen nga fakti që befas, bëhet me urgjencë prerja e kokës së Tiranës kur kemi hyrë në zgjedhje, ndërsa pesë vjet nga krijimi i tij SPAKU s’ka asnjë urgjencë për të dhënë drejtësi për 21 janarin!

Ja kështu dhe përveç spektaklit të sharjeshpifjeve e të teorive idiote të konspiracionit në ato kanale, shërbejini pak edhe të vërtetës, duke kërkuar ku janë provat, a mjaftojnë a s’mjaftojnë, a janë a s’janë kushtet për burg pa gjyq e me radhë, por jo me partitë politike e aq më pak me kënetën opozitare.

Pas

Trafikonte kanabis nga Tajlanda në Shqipëri, përfundon në pranga 25-vjeçari, u kap me drogë me vlerë 40 mijë euro (Emri)

Para

I shpallur në kërkim nga SPAK në kuadër të “Revansh”-it/ Përfundon në pranga Elvis Ndreca, akuzohet se siguroi kushtet për vrasjen e Durim Bamit

Para
I shpallur në kërkim nga SPAK në kuadër të “Revansh”-it/ Përfundon në pranga Elvis Ndreca, akuzohet se siguroi kushtet për vrasjen e Durim Bamit

I shpallur në kërkim nga SPAK në kuadër të “Revansh”-it/ Përfundon në pranga Elvis Ndreca, akuzohet se siguroi kushtet për vrasjen e Durim Bamit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Situata me zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: U raportuan 24 vatra zjarri në 24 orë

“Eja në Shqipëri të shijosh pak diell”/ Deputeti britanik Farange pranon ftesën e Ramës: Do të diskutojmë deportimin e të burgosurve shqiptarë

Sulm me thikë në Gjermani! Një i vdekur dhe katër të plagosur në një kompani në Mellrichstadt

Europa ‘digjet’ nga vala e të nxehtit: Dy viktima në Itali, mijëra të evakuuar në Turqi

E rëndë në Fier/ Arrestohet 36-vjeçari, kreu marrëdhënie seksuale me vajzën e tij 12 vjeçe

Furnizoheshin me armë, fishekë dhe municione në Shqipëri, çmontohet grupi kriminal në Greqi! Policia zbulon skemën

“Tango Mike”, Forcat e Sigurisë së Kosovës zhvillojnë ushtrim fushor me tanket e ushtrisë

EMRAT/ Furnizonin me drogë spaçatorët, dy të arrestuar në Tiranë, sekuestrohen 1.2 kg kokainë

“Lufta po afrohet”: Familjet ukrainase sërish me valixhe nëpër duar

Me pistoletë, kapsolle donatore, silenciator, municion luftarak e kokainë, arrestohet 42-vjeçari

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.