05:42 | 17/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Pse Aleksandër Frangaj largoi Armand Shkullakun nga ”ABC News”

23:35 | 11/01/2017
në Kryesore, Veç e Shuplakës
0
Pse Aleksandër Frangaj largoi Armand Shkullakun nga ”ABC News”

U duk jo i vërtetë fillimisht lajmi për largimin e Armand Shkullakut nga televizioni informativ ”ABC News”. Shkullaku është nga të paktët analistë me prerje tipike gazetareske në Shqipëri. Në drejtim të një prej televizioneve të suksesshme informative dhe me shkrime në portalin ”Lapsi”, Shkullaku ka qenë herë pas herë kritik me zhvillimet në vend. Ndryshe nga të gjithë, për Shkullakun, në çdo analizë apo shkrim ka patur  rëndësi vetëm një gjë: fakti.

Prandaj, në situatën kur Shkullaku ishte duke bërë sukses në punët e tij si profesionist, u duk krejt e pabesueshme lëvizja e beftë e pronarit Aleksandër Frangaj.

Sot në një intervistë për gazetën ”Mapo”, Shkullaku me fjalët e tij shpjegonte se kishte ardhur një moment që Frangaj kërkonte një qasje të re menaxheriale dhe editoriale, duke lënë të kuptohej qartësisht se pse kishte ndodhur largimi.

Por pse është larguar në të vërtetë Shkullaku?!

Kur kolegu i tij i ”Lapsi”-t, Andi Bushati akuzonte Erjon Veliajn në ditët e fundit të 2016 se ka blerë Aleksandër Frangajn dhe Vjollca Hoxhën me planin urbanistik të “Boerit”, pritëm faktet.

Po Bushati nuk foli më. Faktet dolën sot.  Frangaj ka hequr Shkullakun nga ABC me “takt”. I ka ofruar një pozicion në Klan Tv me pretekstin që ”ABC News” del me humbje.

Pas më shumë se 5 vjetësh, u  bë më në fund bilanci negativ i ”ABC News”. Dhe kështu i vetmi TV që ende ishte oponent me qeverinë dhe Bashkinë e Tiranës doli me staf të tepërt.

Frangaj shkurtoi një pjesë të madhe të stafit, korrespondentët jashtë vendit, gazetarët në rrethe dhe drejtorin. Në fakt ”Lapsi” i Shkullakut e ka kritikuar gjithmonë Erion Veliajn. Shkullaku e bënte këtë edhe te ”ABC News”. Por kohët e fundit u vu re që sulmet te ”Lapsi” po shtoheshin madje u bënë fushatë, ndërsa sulmet te ”ABC  News” pakësoheshin derisa Veliaj u shfaq vetë te te ky televizion. ABC News” tani i takon Rilindjes./ SHUPLAKA

Armand Shkullaku dhe Erion Veliaj
Pas

Kryeministri Orban nis “pastrimin” e Hungarisë nga OJF-të e George Soros

Para

Një ditë pas Obamës

Para
Një ditë pas Obamës

Një ditë pas Obamës

Discussion about this post

 



Të Fundit

SHBA/ Senatori demokrat Tim Kaine prezanton rezolutën që kërkon tërheqjen e forcave ushtarake amerikane nga konflikti Izrael-Iran

Izraeli nis sulmet të reja në perëndim të Iranit, goditet infrastruktura e raketave tokë-tokë

Serbia dhe Bosnja votuan kundër deklaratës së Samitit të Evropës Juglindore në Tiranë, Begaj: Janë në të drejtën e tyre…

BE-ja pranë një marrëveshjeje historike tregtare me SHBA-në, Trump paralajmëron deportime masive në qytetet kryesore amerikane

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit: Po sulmojmë hedhëset e raketave balistike në perëndim të Iranit

Ambasada gjermane për dëbimin e anëtarëve të MPB-së serbe: Duhet të ofrohen mjete ligjore

Aksident i rëndë në Delvinë! Makina bie nga ura, shoferi niset me urgjencë drejt Traumës

Më shumë se 20 palestinezë u vranë nga Izraeli pranë vendeve të ndihmës në Gaza

Konflikti i armatosur mes Izraelit dhe Iranit, krahasimi i sistemeve të tyre politike

Ministri i Jashtëm izraelit: Nuk themi se Khamenei është objektiv, por as nuk e mohojmë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.