Stephan Paddock, atentatori i sulmit të Las Vegas, i cili tërhoqi vëmendjen e medieve me makabritetin që shkaktoi, e kishte planifikuar jo vetëm në detaj, por kishte realizuar një skemë që i mundësoi të vriste aq shumë njerëz.
Arthur Alphin, një kolonel tashmë në pension, i diplomuar për inxhinieri mekanike dhe i specializuar në balistikë thotë se zona nga ku ka ndodhur sulmi është një fushë e këmbësorisë që daton nga Lufta e Parë Botërore.
Ka një sipërfaqe të sheshtë dhe përfaqëson zonën ku plumbat mund të godasin dhe lëvizin në thelb me ndryshime të vogla në anim të pistës.
Më tej ai shton ”Los Angeles Times’‘: ”Ai kishte një sipërfaqe të madhe prej tre, katër ose pesë fusha futbolli me njerëz që rrinin krah për krah. Ai nuk po synonte asnjë person individual. Ai ishte duke hedhur plumba në një zonë të madhe të rrahur. ‘”
Plani i Paddock, i cili la të vdekur 59 vetë dhe mbi 500 të plagosur që ishin mbledhur për një koncert Country, duket se është i mirëorganizuar pasi ka zgjedhur që sulmi i tij të realizohej në një hapësirë shumë të madhe, të mbushur plot me njerëz, nga ku mund të dilnin të vdekur edhe më shumë persona nga sa rezultojnë. Gjithashtu ai kishte katër ditë që qëndronte në dhomën nga ku është bërë sulmi dhe një ditë kishte porositur ushqime për dy veta. Nuk dihet nëse vërtet ai ka pasur bashkëpuntorë apo ka qenë thjesht plan i tiji për të humbur gjurmë më pas.
Paddock hyri në Mandalay Bay Resort & Casino më 28 shtator, duke sjellë me vete 10 çanta dhe së paku 23 armë, duke përfshirë pushkët me fuqi të lartë. Ai ngriti kamerat e vëzhgimit brenda dhe jashtë dhomës së tij me dy dhoma.
Paddock u mbyll brenda suitëve të tij për katër ditë në kazino-hotel gjigant, i vendosur lartë rrugës ku do mbajeh Festivali Harvest.
Shërbimi në dhomë ishte në dispozicion gjatë orëve të kufizuara. Ai ka përdorur të paktën një dhomë jashtë sallës ndoshta për të monitoruar autoritetet që po afrohen. Paddock ka përdor një pajisje të ngjashme me një çekiç për të goditur dritaret në dhomën e tij para se ai të hapte zjarr. Gjithashtu kishte një kamer me kambalec të ngritur në dhomë, me sa duket për të regjistruar veten.
A kanë gjetur autoritetet regjistrime, të cilat kanë zgjedhur të mos i bëjnë publike?! Si ka mundësi që kamerat e hotelit nuk kanë kapur asgjë të dyshimtë gjatë transportit të çantave me armë?!
(B.N/SHUPLAKA)
Shikoni SKEMËN që e mundësoi, fatkeqësisht, t’ia dilte mbanë:
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”2902″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]