Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone beson se Barcelona ka treguar pse do të jetë kampione e La Ligës në edicionin 2022/2023.
Goli i pjesës së parë nga Ferran Torres vulosi një fitore vendimtare 1-0 për liderët e ligës ndaj Atleticos për të krijuar një avantazh prej 11 pikësh me tetë ndeshje të mbetura për të luajtur.
Blaugranaasit po i afrohen titullit të parë të ligës që nga viti 2019, me Real Madridin që ka dështuar në mbrojtjen e titullit dhe Atletico nuk është në gjendje t’i rivalizojë ata.
Asnjëra skuadër nuk bëri përshtypje në një fitore të vështirë për Barcelonën kundër Los Rojiblancos në Kataluni, por Simeone deklaroi se aftësia e nikoqirëve për të marrë tre pikë mbi vijën duhet të vuloste objektivin e tyre për titull.
“Nuk ishim mjaftueshëm të fortë para portës. Griezmann humbi një shans për ne dhe më pas Ferran shënon një gol të mrekullueshëm për ta”, deklaroi trajneri argjentinas pas ndeshjes.
“Forca në këto situata të bën kampion. Në zonën tënde dhe në zonën e kundërshtarit, ja ku ke shansin të jesh kampion”.
Barcelona tani ka tetë ndeshje të mbetura për të vulosur titullin me një udhëtim në mesjavë në Rayo Vallecano, duke paraqitur një sfidë për Xavin.
Katalanasit nuk e kanë mposhtur Rayon në tre takimet e tyre të fundit, me Xavin që nuk arriti të fitojë kundër tyre, që nga rikthimi i tij në Camp Nou në vitin 2021.