Ish-kryeministri Sali Berisha, i ftuar në emisionin “Tonight Ilva Tare”, zbulon arsyen e takimit të tij me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, fill pas përfundimit të negociatave mes opozitës dhe pozitës me ndërmjetësimin e eurodeputetëve David McAllister dhe Knut Fleckenstein.
I pyetur nga gazetarja lidhur me takimin, Berisha përgjigjet: “ E kam parë që e kishit ndjekur. Unë pata një telefonatë, me një nga ata, me McAllister po e them. Ai shprehu mendimet e veta dhe unë të miat, ishte një bisedë e shkurtër dhe natyrisht që këtë ia njoftova kryetarit të Partisë Demokratike”, deklaroi Berisha.
Ilva Tare e ngacmon ish-kryeministrin duke e pyetur nëse Basha ka qenë duke i marrë këshilla për vendimet e tij, mirëpo Berisha është përgjigjur: “Fajin e ka Saliu” absoltusht është e gabuar, unë jam mësuar të lëshojnë mbi mua gjëra të paqena, por jo unë nuk marr vendime.
Unë kam qenë lider i PD-së, që në momentin që unë i lejoj vetes të më ndërhyjnë në vendim unë bëj një tentativë drejt një dështimi që s’kam për ta bërë kurrë.”, shton ish-lideri i PD-së i cili cilësohet si lideri historik i kësaj partie. (D.D/Shuplaka)