Nga Kreshnik Spahiu:
Dje sheshet kryesore në Bukuresht u pushtuan nga protestuesit që u përleshën me policinë. Të motivuar nga individ që jetojnë në diasporë ata manifestuan një nga kauzat më koherente në rajon dhe më gjerë kundër emigracionit me moton: “Ju jeni shkaktar që ne u larguam”. Në shesh nuk pati fjalime por fjalën e kishte aksioni qytetar përfshi dhe mos bindjen civile që eskaloi me dhunë popullore. Ashtu si dhe muaj më parë ata protestuan kundër korrupsionit. Ndonëse drejtisia rumune arrestoi për korrupsion ish-kryeministrin rumun sërish populli kërkon vazhdimin e ndëshkueshmërisë.
Gjithsesi ajo çka të bie në sy në protestat e popujve europian është se ndryshe nga shqiotarët atje nuk flasim kryetarët. “Luli” i Rumanisë nuk guxoj dje të mbante fjalim. As populli skish nevoj për një “Lulzim” në shesh dhe kështu si rumunët protestojnë edhe grekët, francezët, bullgarët, malazezët, italianët. Ata mbushin sheshet ashtu si kuksianët kur i vunë flakën rrugës kombit por me një ndryshim që në këto vende nuk vrapon “Luli” tu fik zjarrin e protestës ose tu marr flamurin e protagonizmit.
Dje shqiptarët morrën një leksion nga populli rrumun. Dje emigrantët shqiptar e panë me sytë e tyre sa larg idealizmit rumun janë, pasi ata kthehen në atdhe jo për të bërë foto me rrobe banjo në “shkuma party” në Dhërmi por rumunët u kthyen për të kryqëzuar fajtorët që i detyruan të largohen nga atdheu.
Në Maj 5 emigrant shqiptar në Berlin po shikonin në media LIVE protestën e fundit të PD në shesh. Çuditsrisht po shikonin pa zë. I pyeta: “Pse nuk e hapni zërin të dëgjojmë ç’ndodh? Të habitur mu përgjigjën: “E dim çfar filmi ndodh dhe ç’do thot Luli. E njëjta kaset që përsëritet. Akuza për qeverinë e drogës dhe në fund thirrja shpërndahuni me qetësi”. Çuditrisht ashtu ndodhi, madhe Luli e ndërpreu shkurt protestën se kishte drek me muzik tallava te Restorant Piaca ku vallja mori dhenë.
Dje jo vetëm emigrantët por mbarë shqiptarët u ndërgjegjësuan se ndryshe nga rumunët ata s’mund të mdryshojnë sistemin as largojnë qeverinë si fajtore pse u larguan pasi ata s’mund të flisnin që pushtetin ta marrë gati plazhisti Lulzim Basha që kërkon që të rikthehet për herë të 5 në pushtet sepse ndryshe nga rumunët, me shqiptarët duhet protestojmë kundër dy shkaktarëve të emigracionit që janë establishmenti PS-PD. Iku koha që luftën ta bëjnë idealistët dhe pushtetin ta ri-marrin maskarenjtë.
Shqiptarët s’janë më budallenj se rumunët….