Të tjera përgjime të dosjes së ish zv/Ministres së Brendshme, Rovena Vodës kanë dalë në dritë. Bëhet fjalë për biseda të tjera midis avokates që kërkonte punë, Florida Beu dhe shoqes së ish zv/Ministres, Majlinda Hasani.
Në një pikë të bisedës, Florida Beu ja bën të qartë Majlinda Hasanit që arka me peshk të cilën do t’i japë ish zv/Ministres nuk është e lirë por kushton 300 euro.
Më tej, ajo i kërkon shoqes së Rovena Vodës që arkën me peshk t’ja japin para se të fillojë puna, ndërsa Majlinda i thotë që s’ka problem. Ajo i thotë që mban përgjegjësi ajo dhe e paguan nga xhepi i vet nëse Beu nuk ja jep arkën me peshk pasi të futet në punë. (Lexo edhe)
Rikujotjme se pak ditë më parë, SPAK lëshoi urdhrin “arrest shtëpie” për ish zv/Ministren Rovena Voda, e cila akuzohet se ka marrë rryshfet për punësim në Ministrinë e Brendshme. Në rastin në fjalë, Voda i ka marrë Florida Beut 1000 euro, një telefon të shtrenjtë dhe një arkë me peshk. Ditën e sotme gjykata vendosi të lërë në fuqi vendimin “arrest shtëpie” për Vodën.
Pjese nga biseda:
Në datën 27.02.2020 midis Beut dhe Hasanit është zhvilluar një tjetër bisedë:
Majlinda: E more vesh ti që më shkuajti Rovena mua?
Florida: E pra atë mesazhin që më solle.
Majlinda: Eeee e lexove?
Florida: Që të tha do të të shkuraj do të të them unë për orën.
Majlinda: I thash pas orës 4 se jam në Tiranë tani.
Florida: E mirë se deri në atë orë e mbaron ti takimin.
Majlinda: Po në atë orë, çke ti do t’i them unë pastaj që të vijë të më marrësh ti mua aty,… edhe atje të themi që ne s’do ta lejmë me aq…atje do t’i them çke për arkën e peshkut, atje e do t’i them të gjitha dakort????
Në datën 28.02.2020 zhvillohet një tjetër bisedë mes Beut dhe Hasanit, ku të dyja diskutojnë se si vëllai i Beut do të përgatiste arkën me peshk që kushtonte 300 euro, të cilat pas takimit ikin e marrin me makinën e ministrisë.
Florida: T’ja heq ato për t’u dhonë dhe më pas të rrij e qetë.
Majlinda: Goce prit njëherë ato do jepen kur të fillosh punë.
Florida: Puna është t’i japësh para se të mbaroj puna se do thotë do hedh lumin të q…. kalin.
Majlinda: Jo jo do ia them unë, po ia thashë unë ka vdes ajo punë dhe po s’ia dhe ti do ia jap nga xhepi unë.
Florida: A janë për tu dhënë do e bëjë ajo do e bëjë.
Majlinda: Prit njëherë ta bëj, nuk jepen të gjitha përnjëherë, e dëgjove ti se çfarë i thashë unë peshk deti i shtrenjtë.
Florida: E dëgjova, ai me të vërtetë një arkë që do t’i cojmë ne do t’i them vëllait t’ja bëj tamam, i shkon te treqind euro, pse ca kujton ti se është lirë.
(E.H/Faxweb.al)