10:14 | 06/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Pse çaloi Shqipëria e Panuccit, flasin ekspertët

09:13 | 27/03/2018
në Flash, Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
Pse çaloi Shqipëria e Panuccit, flasin ekspertët

Miqësorja e humbur 0-1 me Norvegjinë në “Elbasan Arena” nuk ka zhgënjyer vetëm për rezultatin, por edhe për lojën e bërë. Në studion e Supersport u bënë analiza të gjata pas takimit me të ftuarit në studio dhe me lidhjet direkte.

Ish-trajneri i kombëtares Astrit Hafizi thotë se kundërshtari e kishte studiuar mirë lojën e skuadrës sonë.

“Skuadra jonë nuk la një shenjë. Kundërshtari ka parë mangësitë tona. Ka parë që ne jemi agresivë, por nuk finalizojmë. Ka parë që ne lodhemi në pjesën e dytë. Ata vazhduan me të njëjtin ritëm, ndërsa ne filluam të binim. Tani nuk ka më nënvlerësim për ne.

Na e kanë studiuar lojën dhe kanë bërë lojën e tyre. Na sulmuan shumë shpejt dhe patën raste të pastra që në minutat e parë. Ndërsa ne vazhduam të paqartë. Ata pavarësisht se golin e bënë me kokë, lojën dhe rastet i patën me këmbë” – tha Hafizi që nuk i kurseu kritikat edhe për përzgjedhjet e trajnerit.

“Si mund të vijnë lojtarë që nuk luajnë në skuadrat e tyre dhe të marrin një vend në formacionin e parë. Norvegjia mu duk e ekuilibruar. Ajo e kishte emrin “skuadër”. Topi u la disa herë në vend të dyfishtë.

Pozicionet standarde munguan. Edhe në rastin e golit të tyre, ai numri 4, u pozicionua 4 metra nga porta në mes të Mavrajt dhe Ajetit. Portieri nuk doli. Po ta shihnit me vëmendje sapo u rreshtuan skuadrat në fushë në pjesën e dytë u nis një top i gjatë drejt portës së tyre. Si mund të luanim ne me topa të gjatë kur ata ishin më të gjatë se ne?” – pyet në mënyrë retorike Hafizi që “i vë vulën” me një konstatim.

“Asgjë nuk kemi përfituar nga kjo ndeshje. Kemi zhvilluar një nga ndeshjet më të dobëta që ka zhvilluar kombëtarja jonë. Thuhet për atë ndeshjen me Spanjën si më dobëta, por përballë kishim Spanjën. Nuk kemi një përgjigje të mirë nga trajneri. Jep përgjigje të qullëta, sepse edhe ishte lagur”.

Ish-mbrojtësi i kombëtares Ervin Fakaj bën kritika për mënyrën se si Shqipëria e trajtoi këtë ndeshje.

“Nuk më pëlqeu fare pjesa e parë. Mënyra si hymë në lojë, shumë e zbehtë. Kundërshtari shumë agresiv që nga minuta e parë. Ndryshe nga ndeshja e Turqisë ishim me një kohë vonesë në tempin e lojës. Pjesa e parë më pa la një shije jo të mirë.

Pësuam golin, por çfarë bëmë ne për të reaguar. Pashë probleme në koordinim. Dyshja Mavraj-Ajeti nuk funksionoi” – thotë Fakaj që bën edhe një batutë për mungesën e Agollit në kombëtare.

“Nuk merr Agollin sepse do të jetë 38 vjeç pas 2 vjetësh, por pas 2 vjetësh mund të mos jetë Panucci trajner i kombëtares” – tha Fakaj duke shkaktuar të qeshura në studio.

Luan Pinari, një tjetër ish-mbrojtës i Dinamos, Tiranës dhe Partizanit, por edhe i kombëtares për shumë vjet thotë se mungoi fryma e grupit.

“Nuk iu përgjigjëm kundërshtarit. Nuk pati realizmin të detyrave. Të gjithë mu duken pak jashtë detyrave” – tha Pinari.

Kritik edhe ish-futbollisti i Tiranës, Florian Riza. “Një ndeshje jo e mirë për ne. Pati lojtarë të rinj që e kanë të vështirë të ambientoheshin me skuadrën. Mendoj që ndeshja ishte e dobët. Mungoi qarkullimi i topit.

I takon trajnerit që të nxjerrë analizat e duhura. Kemi Skocinë dhe Izraelin kundërshtarë të radhës dhe për ta duhet punuar. Jam dakord që si Mavraj dhe Ajeti nuk janë mirë fizikisht, por edhe duan pak punë që të përshtaten. Nuk mu dukën agresivë dhe i zgjidhën situatat me intuitë. Duhet reflektim në miqësoret e majit”.

Ndërsa gazetari i Supersport, Ylli Aga thotë se shqetësimi duhet të ngrihet për ndeshjet e Ligës së Kombeve në shtator.

“Lajmi më i keq që morëm që morëm është se ne vuajmë ndaj skuadrave agresive” – tha Aga duke kujtuar se në grup për Ligën e Kombeve kemi Skocinë dhe Izraelin, shkruan Lapsi.

Etiketa: ekspertetsport
Pas

Heshtja e kryeministrit Haradinaj për arrestimin e Gjuriçit, Nitaj: Kam dyshime për të gjithë këtë ngjarje

Para

Detaje/ Tentativa e grabitjes në Fier, nuk gjenden celularët e viktimës dhe të plagosurit

Para
Gjaku ”lan rrugën” në Fier, si u terrorizua pallati nga shkëmbimi i zjarrit mes grabitësve dhe policëve (Pamje)

Detaje/ Tentativa e grabitjes në Fier, nuk gjenden celularët e viktimës dhe të plagosurit

Discussion about this post

 



Të Fundit

‘Racist dhe i pamëshirshëm’, zemërim për vendimin e Trump për të ndaluar hyrjen në SHBA për qytetarët e 12 vendeve

Kakavijë/Kapet 41-vjeçari në kërkim, tentoi të hynte ilegalisht në Shqipëri me 160 mijë euro të padeklaruara

VIDEO/ Shpërthen në flakë anija në Turqi, plagosen tre persona

Rusia bombardon Ukrainën me dronë dhe raketa, katër të vrarë në Kiev dhe dhjetëra të plagosur

Ndërhyrjet në ish-burgun e Spaçit për një projekt filmi, reagon Ministria e Kulturës

Fier/ Goditet 1 tjetër rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike, vihet në pranga autori

Presidentja Osmani uron Kurban Bajramin: Një mundësi për unitet, dashuri dhe solidaritet

Albin Kurti uron Kurban Bajramin për të gjithë shqiptarët: Një festë e shenjtë për mirësi e solidaritet

Përfshihet nga flakët një banesë në Vlorë, shkak lënia ndezur e një pajisjeje elektroshtëpiake

Kombëtarja zhvillon stërvitjen e katërt, sot testi gjeneral në ‘Arenën Kombëtare’! Manaj bashkohet me grupin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.