08:49 | 26/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Pse duhet kjo përrallë me spiunë të Kremlinit?

13:56 | 09/03/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Rama nuk ka asgjë të mirë nga ‘Fronti i Perendimit’, rrezikon falimentin e shtetit”

Nga Andi Bushati

Lulzim Basha dhe Partia Demokratike janë vënë nën syrin e cikonit që pas investigimit të revistës amerikane “Mother Jones” lidhur me origjinën e dyshimtë të plot 675 mijë eurove që ata kanë paguar për lobim në ShBA. Akuza rreth tyre po përqëndrohet në një pikë sa të dyshimtë po aq edhe piktoreske.

Kundërshtarët socialistë i kanë vënë në shënjestër se po bashkëpunojnë me forca jo dashamirëse ndaj ëndrrës perendimore të Shqipërisë, se po financohen nga qarqe që duan t’i fryjnë dasive mes lindjes dhe përëndimit, se në fund të fundit po shndërrohen në vegla të një lufte të ftohtë, hijet e së cilës ringjallen herë pas here.

Në atë investigim ka gjëra që janë të bazuara në fakte dhe prova. Aty del qartë mënyra okulte e pagesave për lobuesit dhe tentativa për të fshehur origjinën e parave.

Në artikullin e gazetarëve Corn, Levintova dhe Friedman kuptohet se pas kompanisë Biniatta Trade LTD, që në 24 mars 2017 ka paguar këstin e parë prej 150 mijë dollarësh, fshihen dy qytetarë rusë Evgeny Sheremetyev dhe Kostantin Ferulev.

Po me aq sa dimë deri më tani, historia përfundon këtu.

Dhe nga ky fakt të arrish në konkluzionin se kemi një përzjerje të Kremlinit, një histori me Xhejms Bond, një tentativë për ndrajen e Shqipërisë mes interesave amerikane dhe atyre Ruse dhe një ndryshim të kursit drejt lindjes, përbën një kapërcim të madh logjik.

Pra, po ta shohim këtë skandal në dinamikën e tij, që kur në nëntor të vitit të kaluar u bënë publike faturat e pagesave të PD për lobing, dallohen lehtësisht dy linja të mëdha.

E para është ajo e një operacioni të paligjshëm financiar. Lulzim Basha dyshohet se ka shkelur ligjin shqiptar duke mos deklaruar pranë KQZ-së këto pagesa. Mbi të bie hija e dyshimit se ka fshehur origjinën e këtyre parave.

E dyta, e ngritur tani së fundi është ajo e një financimi të dyshimtë rus që mund të ketë konsekueca shumë më të gjëra politike.

Po t’i krahasojmë mes tyre dy pistat, për të parën provat dhe faktet janë më evidente. Askush nuk e di si i ka siguruar dhe si i ka paguar PD-ja ato para. Askush nuk e kupton pse nuk i ka deklaruar ato. Askush nuk mund të bindet me alibinë e Bashës për donacione të emigrantëve shqiptarë të pa emër dhe të pa adresë.

Ndërsa pista e dytë bazohet vetëm tek ekzistenca e dy emrave rusë që fshihen pas kompanive of shore.

Por që në fillim të kësaj jave, kur revista “Mother Jones”, ngriti në sipërfaqe pistën ruse, duket sikur propogandës qeveritare, mediave pranë tyre, madje edhe zëdhënësve nga selia e PS, po u pëlqen të privilegjojnë pistën e dytë.

Pasi bën këtë konstatim, natyrshëm lindin pyetjet?

Pse qeveria po i mëshon më shumë “skandalit rus”, kur për çështjen e parë ka në dispozicion më shumë prova dhe fakte?

Pse kur e di se Lulzim Basha e ka tejet të vështirë të justifikojë mosdeklarimin e atyre pagesave në KQZ dhe origjinën e atyre parave, ajo po këmbëngul te skenari me spiunë të Kremlinit?

Pse kur përballë ka ujkun, ajo bërtet të na tregojë gjurmët?

Të gjitha këto dilema konvergojnë në një përgjigje: Rilindja nuk është e interesuar të bëjë drejtësi, ajo thjeshtë ka gjetur një brumë të mirë për të ushqyer propogandën e saj.

Prandaj asaj nuk i intereson debati rrënjësor se si financohen partitë, se si mbërrijnë tek ato paratë e zeza, se si ato shkojnë jashtë dhe disbursojnë fatura marramendësë lobimi. Ajo po e anashkalon këtë temë ku PD dhe Lulzim Basha mund të gjenden vërtet me shpatalla për muri.

Dhe në kurriz të saj po i mëshon pistës tjetër. Asaj që i vlen për qëllimet propagandistike. Asaj që i shërben për të vërtetuar se të gjitha deklaratat që bëhen në perëndim kundër qeverisjes së sotme, se të gjitha artikujt e shtypit që flasim për krimin dhe drogën janë të gënjeshtër. Sepse pas tyre qëndrokërka dora e errët e Rusisë.

Mjafton të lexoje deklaratën e PS, e cila edhe nga stili edhe nga mendësia dukej tamam si e shkruar nga Rama (shiko videon poshtë), për të kuptuar se më shumë sesa depërtimi i njerzve të Putinit në politikën shqiptare, meraku ishte tek fakti se me paratë e tij qenka financuar nxirja e imazhit të vendit.

Pra mesazhi është i qartë: Mos i besoni akuzave dhe kritikave për krimin dhe trafiqet sepse ato janë të paguara nga armiqtë tanë.

Dhe për të propoganduar këtë alibi i’a vlen edhe çmimi i mbylljes së njerit sy, për kmëkatet reale të Lulzim Bashës.

 

Etiketa: Andi Bushati
Pas

Kokaina në Maminas, reagon Rapiscan: U zbulua falë sistemit tonë, lehtësuam punën e policisë

Para

Drejtonin autobuzat në gjendje të dehur, policia merr masa për dy shoferat e linjave urbane (VIDEO)

Para
Drejtonin autobuzat në gjendje të dehur, policia merr masa për dy shoferat e linjave urbane (VIDEO)

Drejtonin autobuzat në gjendje të dehur, policia merr masa për dy shoferat e linjave urbane (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Durrës/Dy arrestime për dhunë në familje dhe aksident me pasojë vdekjen

Sulmi me thikë në Bielefeld, siriani dyshohet për lidhje me Shtetin Islamik

Gjermania po harton një ligj për rekrutimin ushtarak, synohet rritja e numrit të trupave dhe rezervistëve

Më shumë se 20 palestinezë janë arrestuar nga forcat izraelite në Bregun Perëndimor

Ish-kryeministri bullgar dorëhiqet nga posti i deputetit pas hetimeve për korrupsion

Shtëpia e Bardhë kufizon ndarjen e informacionit të klasifikuar me Kongresin pas ngjarjeve në Iran

Kursi i këmbimit –26 qershor: Sa shiten dhe blihen dollarët dhe eurot, gjendja e monedhave të tjera

Banka Botërore miraton 1 miliard dollarë për zhvillimin e Irakut, Sirisë dhe Libanit

Panik në ajër, avionit i merr flakë një prej motorëve

Shpërthim i fuqishëm në Napoli, një i vdekur dhe katër të plagosur

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.