13:00 | 22/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

“Pse duhet shkarkuar drejtori i ALUIZNIT në Berat”, Rama zbulon arsyet

17:31 | 18/07/2017
në Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Pas konferencës së Metës, zbulohet mesazhi që Rama iu dërgoi me urgjencë kandidatëve të PS

Kryeministri Edi Rama, ka shpjeguar arsyet se përse dje kërkoi që të shkarkohet drejtori i ALUIZNIT në Berat. Sipas kryeministrit, Drejtori i ALUIZNIT i ka dhënë sot lejen e legalizimit të moshuarës që iu ankua dje Ramës në takimin në Berat. Mirëpo, Rama shprehet se ai duhet ta kishte përfunduar këtë punë shumë vite më parë.

“Atëherë, ky drejtor që e zgjidhi problemin e saj brenda natës me kaq zell, duke dhënë provën se prej pesë vjetësh zonja ishte një viktimë e pafajshme e parazitëve (në rastin më të mirë) dhe grabitqarëve (në rastin më të keq), si mund të rrijë më në detyrë qoftë edhe një ditë pas kësaj prove turpëruese për shtetin?! Jo nuk mund të rrijë natyrisht, as ai dhe askush tjetër që ka lidhje me dosjen e hallit pesëvjeçar të zonjës! Drejtori mund të mos jetë personalisht pjesëtar i grupit që ka torturuar 5 vjet rresht të moshuarën, por fakti që në zyrën që ai drejton një grup i tillë ekziston e bën qamete të tilla, mjafton për të kuptuar se vetëm drejtor ai s’mund të jetë. Kjo është fare e qartë.”, shkruan Rama.

Kujtojmë se në vijim të dëgjesave publike në çdo qark, kryeministri Edi Rama ditën e djeshme është ndalur në qytetin e Beratit.

Një qytetar i shprehu Ramës shqetësimin e tij për shtesën në një pallat, e cila ka sjellë konflikte me një banor. Ai u shpreh edhe se nëna e tij e ka bërë pagesën që në 2012.

Ndërsa Rama duket se u revoltua me drejtorin e ALUIZNI-t në këtë qytet, që nëse nuk i jep legalizimin nesër nënës që u ankua në dëgjesë, ai duhet të dorëhiqet. Më pas e mori fjalën edhe vetë e moshuara e cila ndau shqetësimin e saj për legalizimet.

REAGIMI I  RAMËS 

“JA PSE DUHET SHKARKUAR DREJTORI

Dje në dëgjesën e Beratit, kjo zonjë 80 vjeçare, siç mund ta shikoni e dëgjoni edhe vetë, ngriti problemin torturues të mosmarrjes së legalizimit prej 5 vjetësh, pasi kishte paguar edhe detyrimet në vitin 2012. Drejtori i Aluiznit Berat, ishte i pranishëm në dëgjesë siç mund ta shikoni e dëgjoni po ashtu dhe tha ato që tha.

Sot, qysh në mëngjes njoftoi se legalizimi i shtëpisë së zonjës u krye. Tani lind pyetja: Po sikur dje zonja të mos e kishte pasur mundësinë ta ndante me mua hallin e saj, edhe sa vjet të tjera do të priste që drejtori të merrte masa ndaj torturuesve të saj dhe t’i dorëzonte lejen e legalizimit?! Nuk e di, po nuk është çudi që më parë të ikte nga kjo botë se sa të merrte lejen.

Atëherë, ky drejtor që e zgjidhi problemin e saj brenda natës me kaq zell, duke dhënë provën se prej pesë vjetësh zonja ishte një viktimë e pafajshme e parazitëve (në rastin më të mirë) dhe grabitqarëve (në rastin më të keq), si mund të rrijë më në detyrë qoftë edhe një ditë pas kësaj prove turpëruese për shtetin?! Jo nuk mund të rrijë natyrisht, as ai dhe askush tjetër që ka lidhje me dosjen e hallit pesëvjeçar të zonjës! Drejtori mund të mos jetë personalisht pjesëtar i grupit që ka torturuar 5 vjet rresht të moshuarën, por fakti që në zyrën që ai drejton një grup i tillë ekziston e bën qamete të tilla, mjafton për të kuptuar se vetëm drejtor ai s’mund të jetë. Kjo është fare e qartë.

Por pyetja tjetër që pason menjëherë është: Sa të tjerë, që nuk e kanë “fatin” e zonjës të më qajnë mua hallin në sy, jetojnë sot me halle të tilla të turpshme për zyrat e këtij shteti?! Kushedi sa janë, qindra, mijëra, dhjetëra mijëra… A zgjidhen dot këto halle, ja kështu, si u zgjidh halli i kësaj zonje dhe a ndalohen dot parazitët e grabitqarët që paguhen me taksat tona, të bëjnë përditë viktima të pafajshme në çdo komunitet të Shqipërisë?!

PO, jam i bindur që PO! Zgjidhen dhe që ç’ke me atë punë nëse do ta ndërtojmë së bashku koalicionin e madh të qeverisë së re me njerëzit e zakonshëm, përmes Platformës së Bashkëqeverisjes, e cila do të jetë online sapo të miratohet qeveria e re. Sa më shumë anëtarë dhe anëtare të regjistrohen në Aleancën për Shqipërinë që Duam, aq më e madhe do të jetë rrjeta njerëzore që do të kapë e nxjerrë jashtë nga zyrat e shtetit, peshqit parazitë e grabitqarë që jetojnë me gjakun e taksapaguesve dhe me shërbimet e kthyera artificialisht në halle për njerëzit e zakonshëm.”, shkruan Rama. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: ALUIZNIBeratdrejtoriedi rama
Pas

Akuza për korrupsion, arrestohet presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit

Para

U lirua gabimisht nga burgu italian, arrestohet në Durrës 38-vjeçari shqiptar

Para
U lirua gabimisht nga burgu italian, arrestohet në Durrës 38-vjeçari shqiptar

U lirua gabimisht nga burgu italian, arrestohet në Durrës 38-vjeçari shqiptar

Discussion about this post

 



Të Fundit

Elon Musk viziton Pentagonin, pritet nga Sekretari amerikan i Mbrojtjes Pete Hegseth

Gruaja humb jetën gjatë ndërhyrjes kirurgjikale në Durrës, hetohet mjeku

I vdes pacientja gjatë operacionit, mjeku në Durrës akuzohet për neglizhencë në trajtimin mjekësor

‘Notturno’ botohet në italisht, libri i ish-presidentit Bamir Topi! Prezantohet në Torino

Ambasada Amerikane në Tiranë dhuron pajisje për rritjen e sigurisë në burgje

Britania shqyrton ligjin e kastrimit për pedofilët dhe abuzuesit seksualë

Macron kryeson takimin për të adresuar ‘kërcënimin’ e Vëllazërisë Myslimane

Diplomacia e Selisë së Shenjtë, WSJ: Samiti Rusi-Ukrainë në Vatikan mund të mbahet në mesin e qershorit

Elon Musk viziton Pentagonin, pritet nga Sekretari amerikan i Mbrojtjes Pete Hegseth

Ish-kreu i inteligjencës britanike: Lufta e Izraelit, kërcënim për Evropën e botën

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.