14:38 | 31/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Jetë dhe stil

Pse duhet t’i lini fëmijët të thithin gishtin e madh, çfarë këshillojnë mjekët

23:00 | 19/07/2017
në Jetë dhe stil, Te Fundit, Te Gjitha
0
Pse duhet t’i lini fëmijët të thithin gishtin e madh, çfarë këshillojnë mjekët

Të thithësh gishtin e madh dhe të hash thonjtë janë dy vese të cilat i shqetësojnë shumë prindërit. Përveç pasojave të mundshme të shëndetit, defekteve në dhëmbë apo në të shqiptuar në rastin kur fëmija e mban gishtin në gojë për një kohë të gjatë, apo kur bëhet fjalë për ngrënien e thonjve rritet mundësia për infeksione të mundshme.

Veç kësaj këto janë sjellje shtyjnë të tjerët të tallen me fëmijën. E megjithatë, të gjitha ato që mund të konsiderohen si zakone të këqija, mundet që të kenë edhe efekte të papritura pozitive.

Në një studim të publikuar në revistën “Pediatrics”, fëmijët nga 5 deri në 11 vite që kultivojnë këto vese (një apo të dyja) rezultoi se ishin më pak të rrezikuar nga alergjitë.

Kjo e dhënë vjen nga një studim epidemiologjik i ndërmarrë te rreth një mijë persona në Zelandën e Re që kur ishin fëmijë (brezat 1972-73) deri në moshë të rritur.

Kur fëmijët ishin në moshat 5,7,9 dhe 11 vite, prindërit u pyetën nëse të parët hanin thonjtë apo mbanin gishtin në gojë. Në moshat 13, e pastaj prapë në 32 vjeç, pjesëmarrësit në studim iu nënshtruan testeve klasike të lëkurës për të përcaktuar tipet më të zakonshme të alergjisë, mes të cilave ato ndaj merimangave, lëkurës së maces apo qenit, pjalmit dhe mykut.

Studimi tha se ata persona, prindërit e të cilëve kishin këto vese, ishin më pak të rrezikuar në sëmundjet e lëkurës dhe alergjitë, krahasuar më të tjerët. Ata që kishin njërin nga veset, ngrënia e thonjve apo të mbajta e gishtit në gojë, kishin vetëm 38% probabilitet që të prekeshin nga problemet në frymëmarrje dhe acarimi i lëkurës, krahasuar me ata që nuk kishin asnjë ves, që rrezikonin 49%.

Ai pastaj që kishte pasur të dy veset, rrezikonte më pak nga të gjithë. Kjo diferencë ngeli edhe kur kërkuesit u përqendruan në ndikimin e faktorëve të tjerë turbullues, predispozita ndaj alergjive nga ana e prindërve, prania e kafshëve në shtëpi dhe gjendja social-ekonomike e familjes.

Për astmën kjo nuk vlen Sipas kërkuesve, këto vese të bëjnë më të fortë vetëm për problemet me lëkurën dhe jo kur bëhet fjalë për sëmundjen e astmës apo kur ftohesh. Dhe nuk është e qartë se përse. Një nga shpjegimet e mundshme është se në zhvillimin e këtyre kushteve kontribuojnë shkaqe të tjera dhe se problemet në frymëmarrje si pasojë e alergjisë janë hapat e parë drejt kalimit në sëmundjen e astmës vetëm në një përqindje të rasteve.

Sipas mjekëve, shumë higjienë nuk bën mirë. Kur fëmija nuk është në kontakt me mikrobet, atëherë sistemi i tij imun do të krijohet i dobët dhe probabiliteti për t’u prekur nga alergjitë dhe astma bëhet më i madh. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: foshnjagishti i madhmjeketthithves
Pas

Emma Watson humb unazën që i kishte dhuruar e ëma, kërkon ndihmën e fansave

Para

Veproni kështu në udhëtime, do të kurseni më shumë para

Para
Veproni kështu në udhëtime, do të kurseni më shumë para

Veproni kështu në udhëtime, do të kurseni më shumë para

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vrasja e Kozeta Teços, avokati i Ilirjan Selmanit: Nuk ka pranuar autorësinë në asnjë moment, ka shprehur keqardhje për viktimën

SHBA humb një avion luftarak, F-35 rrëzohet pranë bazës ajrore të Kalifornisë

Abuzim me fondet e BE-së, jep dorëheqjen kryeministri i Lituanisë

Lufta në Gaza, Trump: Mënyra më e shpejtë për t’i dhënë fund konfliktit është lirimi i pengjeve

Dëmet nga zjarret në vend/ Ministrat Hoxha dhe Vengu: Qeveria do të ofrojë paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë dhe banesave

Vrau partneren dhe i vuri flakën shtëpisë, lihet në burg Ilirjan Selmani

Zjarret në vend! Ministri Hoxha bën bilancin: U përballëm me 59 vatra të mëdha në rang republike. 21 persona në pranga. Të ashpërsohet dënimi për…

Vrau tre shqiptarë dhe plagosi disa të tjerë në Prizren, Millosh Plleskoviç dënohet me 15 vjet burgim për krime lufte

Kultivonte kanabis në Mnelë, arrestohet 27-vjeçari, në kërkim një minoren bashkëpunëtor

Korçë/ Matrikulloi 120 bagëti të kontrabanduara nga Greqia së bashku me 4 veterinerë, arrestohet tregtari

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.