Mes shumë ushtrimesh fizike, që premtojnë mrekulli, ne do t’ju veçojmë më të lehtin e mundshëm: ngritjen e krahëve lart!
Që tani e tutje bëjeni këtë lëvizje më shpesh gjatë ditës për disa arsye thelbësore:
Liron tensionin e supeve dhe qafës
Kjo vlen për të gjithë ata që duhet të punojnë për orë të tëra të ulur përballë kompjuterit. Me kalimin e orëve do të ndiheni të rënduar dhe të mpirë. Bëjini duart grusht, ngrijini krahët lart dhe ulini përsëri poshtë. Do të relaksoheni!
Përmirëson qëndrimin
Nëse qëndroni shtrembër ngritja e duarve lart është një fillim i mirë për të shpëtuar nga ky zakon i dëmshëm.
Forcon krahët
Një nga pozicionet më të rëndësishme të yoga- s është pikërisht pozicioni që bën të mundur forcimin kryesisht të krahëve por edhe shpatullave.
Lehtëson dhimbjet e shpinës
Nëse keni një problem të kësaj natyre ju e dini se çfarë duhet të bëni. Zbuteni presionin e akumuluar në shpinë duke ngritur krahët lart.
Shmang sindromën e qafës
Sindroma e qafës (text-neck) ka të bëjë me mbajtjen e qafës së përkulur gjatë momentit që qëndrojmë në celular. Jepini mundësi qafës dhe syve të çlodhen. Lëreni celularin për pak minuta dhe realizoni ushtrimin që ju këshilluam.