Disa ditë më parë patrulla e policisë së Komisariatit Nr.6 në Tiranë është sulmuar me breshëri arme kallashnikov dhe pistoletë.
ngjarja ka ndodhur më 13 shtator në orën 4 të mëngjësit, kur personat ende të paidentifikuar kanë tentuar të vjedhin një BMW X5 të parkuar.
Sipas gazetës “Panorama” personat që kanë qëlluar mbi policinë, kanë qenë duke grabitur një makinë dhe kur kanë parë patrullën që u është afruar, kanë shkrepur armët.
Ndërkohë nuk ka patur të lënduar, por mendohet se kanë qenë 3 persona që kanë shtënë mbi uniformat blu.
Njoftimi që jepte Policia për ngjarjen, por pa e publikuar faktin e përplasjes me armë:
“Tiranë. Paraprake. Më datë 13.09.2017, rreth orës 04:05, në rrugën “Sabri Preveza”, mbrapa një lokal – bari, persona ende të paidentifikuar, kanë tentuar të vjedhin mjetin tip “BMË X5″, por janë larguar me shpejtësi, pasi kanë parë shërbimet e policisë. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, për identifikimin dhe kapjen e autoreve”.
(S.SH/Shuplaka)