Aktorja e humorit Esmeralda Metkaj ose siç e thërrasin të gjithë si Cubi, një një rrëfim tek emisioni “Rudina”, ka treguar arsyen se përse e thërrasin ashtu.
Ajo është shprehur se emri Cubi ka lidhje me karakterin e saj, pasi që e vogël ka qenë si djalë.
“Të gjithë çuditen kur e dëgjojnë emrin tim dhe presin që të jetë mashkull, por nëse i’u thonë që është femër, presin një grua të madhe dhe kur dal unë një Cub i vogël të gjithë habiten. Në fakt emri lidhet me babain tim, duke qenë se e vogël kam qenë mistrece, kam qenë natyrë djali dhe më ka ngelur Cubi. Shumë e kanë marë si emër arti, por jo. Emri im i vërtetë është Esmeralda”, tha aktorja. (M.Q/Faxweb)