Edi Paloka ditën e sotme kishte adresuar disa pyetje në lidhje me shkarkimin e Presidentit Ilir Meta nga Kuvendi, duke komentuar edhe disa deklarata të përfaqësuesve të qeverisë.
”Pse e zgjat kot Rama shkarkimin e Presidentit?! Nuk e kuptoj cfare shqetesimi ka Rama per shkarkimin e Presidentit?! Cfare rendesie ka cfare thote Kushtetuta? Cfare rendesie ka se ne fund vendos Gjykata Kushtetuese ?
Nuk e kuptoj pse nxjerr nje here Tao Pallen e nje here Spiropallen e cdo palle tjeter te “rilindjes” qe perpiqen me deklarata rrumpalle t’ju mbushin mendjen shqiptareve se Rama dhe “rilindja” po luftojne per drejtesi dhe ne mbrojtje te Kushtetutes…?!!!
Shko ore palle, mblidh ata qe i quan deputete, futi nje votim ne ate qe e quan parlament, shkarko Presidentin Meta e zgjidh nje nga pallat e tu. Eksperiencen e 30 qershorit e ke, prit sa te dali Meta nga zyra, shkallmo deren e zyres dhe e zgjidh problemin…”, shkruan Paloka.
Këtij komenti i është përgjigjur zëdhënësi I Presidentit, Tedi Blushi i cili shkruan se Parlamenti ka vetëm 82 deputetë legjitim duke shtuar se askush nuk duhet të shikojë ëndërra të tilla sepse të gjithë shqiptarët e dinë se Presidenti Meta kudo që të jetë, në zyrë apo jashtë, do të jetë në krye të detyrës dhe është i bindur se populli shqiptar do t’i përgjigjet ÇDO THIRRJE DHE DEKRETI TË TIJ NË MBROJTJE TË REPUBLIKËS DHE RENDIT KUSHTETUES.
Më tej Blushi thekson se në rast nevojë Meta do të jetë ushtari I parë në mbrojtje të Kushtetutës dhe Republikës.
“Lidhur me sugjerimin e z.Paloka që Parlamenti (e përsërisim qartë se ka vetëm 82 deputetë legjitimë, sipas deklaratës së qartë që ka bërë Presidenti Meta në Pogradec në 20 mars 2019), të shkarkojë Presidentin apo sugjerimi tjetër që të pushtojnë Presidencën kur Presidenti Meta të mos jetë në zyrë, u bëjmë të qartë të gjithëve:
Të mos shohin ëndrra të tilla, sepse të gjithë shqiptarët e dinë se Presidenti Meta kudo që të jetë, në zyrë apo jashtë, do të jetë në krye të detyrës dhe është i bindur se populli shqiptar do t’i përgjigjet ÇDO THIRRJE DHE DEKRETI TË TIJ NË MBROJTJE TË REPUBLIKËS DHE RENDIT KUSHTETUES.
Sqarojmë për të gjithë shqiptarët se z.Meta, jo vetëm është plotësisht i ndërgjegjshëm për përgjegjësitë e Tij Kushtetuese, si Kryetar i Shtetit, si Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura dhe Kryetar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, por mbi të gjitha ai ËSHTË DHE DO TË JETË NË RAST NEVOJE USHTARI I PARË NË MBROJTJE TË REPUBLIKËS DHE KUSHTETUTËS”, shkruan Blushi.
(F.GJ/FAXWEB.AL)