Edi Rama gjatë një konference nga Kryeministria nuk pranoi shumë pyetje nga gazetarët. Madje nuk dëshiroi të fliste as për çështjet e aktualitetit.
Teksa një gazetar filloi ta pyeste për çështje të aktualitetit Rama u përgjigj duke anashkaluar një përgjigje të mirëfilltë.
“Nuk mund t’i përgjigjem kur këtu jam për çështje tjetër. Kjo është ABC-ja e gazetarisë”, i tha Rama gazetarëve.
Më herë Rama u shpreh: “Sot ne jemi në një situatë të ndryshme nga ajo që ishim. Vetëm pak ditë më parë nga dita kur qeveria e re nisi punën, ka më pak letra, më pak burokraci, që nuk do tiu kërkohen më qytetarëve, duke nisur nga certifikatat, personale a familjare.
Iu bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të heqin dorë nga këto dh eta kërkojnë atje në zyrën ku ata shkojnë pasi ato janë të gjitha në sistem dhe do të nxirren me kosto zero,vërtetimet e pensionit po ashtu, kartat e identitetit, autorizimet për patentat, vërtetimet, kopjet e kartelave të pasurisë, janë të gjitha dokumentet që deri dje u nxinin jetën qytetarëve në rrugë, në rradha, sot qytetarët duhet të refuzojnë çdo zyrë.
Ministri i Financave ka urdhëruar që të gjitha veprimet që kanë të bëjnë me bizneset mund të kryhen tashmë online. Për të dhënë një shpjegim që do të thotë kjo, janë 56 vjet pritje që konsumohen nga qytetarët dhe kompanitë thjesht dhe vetëm për të marrë vërtetime”. (J.V/Shuplaka)