Gazetari Bledian Koka ka drejtuar disa pikëpyetje, lidhur me qëndrimin që mbajti Kryeministri gjatë Kongresit të Partisë Socialiste, ku kryeministri Rama nuk e hoqi për asnjë moment xhaketën e tij, edhe pse temperaturat ishin të larta.
Me anë të një statusi në rrjetin e tij social Facebook, Koka ka ngritur disa pikëpyetje, duke kërkuar të gjejë arsyen se “përse kryeministri nuk e hoqi për asnjë moment xhaketën e tij të zezë dhe të trashë, sepse kishte ftohtë apo bluzen e bardhë e kishte të grisur,” shkruan gazetari.
Statusi i plotë i Bledian Kokës
Si je?
Pse Edi Rama sot nuk e zbertheu per asnje moment xhaketen e tij te madhe, te zeze e te trashe, madje as kur mbajti fjalimin 55 minutesh ne pike te diellit kur temperatura shenonte dicka me pak 30 grade?
- A) Sepse bluza e bardhe qe kishte nen te, ishte grisur?
- B) Sepse Edi Rama nuk ndjen vape, por ka ftohte?
- C) Sepse Edi Rama ka ndonje fashe poshte bluzes qe duhet ta fshehe?
p.s…D) Jepni sugjerimet tuaja 🙂