Monika Kryemadhi e ftuar në një intervistë ka diskutuar për votimin dhe teknikalitetet që e shoqërojnë këtë proces. Së pari, Kryemadhi ka rezerva mbi madhësinë e fletës, për të cilën ngre dyshimet që përmasat në A3 mund të jenë të qëllimshme, duke bërë të mundur kështu që vëzhguesit të kenë hapësira për të parë se cilin po votojnë qytetarët në “fletën e fshehtë”.
Gjithashtu, Kryemadhi shprehet që KQZ duhet të kërkojë llogari dhe mbi votimin elektronik, ndërsa për qytetarët i rëndësishëm është motivimi i tyre.
Sigurisht, kujdesi i Kryemadhit në lidhje me teknikalitetet vjen si pasojë e dyshimeve që qytetarët shqiptarë kanë në lidhje me mënyrën se si zhvillohet procesi i votimeve, por edhe veprimtarisë së atyre që janë të përfshirë drejtëpërdrejtë në proces, pra ata që janë në garë, kandidatët për kryebashkiak dhe këshilltarë.
Monika Kryemadhi: Pse është kaq e madhe fleta e votimit, ti s’ke pse e bën kaq të madhe. Ky është format A3, prandaj e kanë bërë fletën kaq të madhe që komisioneri të lexojë se ku vendos votën në fletën e votimit.
Janë teknikalitete, por duhen parë se ku vendoset kutia e fshehtë dhe ku qëndrojnë vëzhguesi.
***
Rama është i pasigurt, historia fokusohet tek teknalitetet. E rëndësishme është te fleta e votimit. Ftoj gjithë qytetarët të votojnë për koalicionin “BF”. Po hyri fleta e votimi në kuti, nuk tjetërsohet.
KQZ-së duhet ti kërkojë llogari për votimin elektronik. Kjo është e rëndësishme në marrëdhënien me KQZ, pjesa tjetër është motivim i votuesit. Ne si koalicion kemi tre vëzhgues. PD ka rënë dakord për të marrë komisionarët, për të mos thënë dhe votuesi