17:55 | 03/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Pse fole pasi ike nga qeveria? Bushati flet për krisjen me Ramën: Nuk jam një nga njerëzit e tij më të afërt!

08:03 | 25/10/2019
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“30 vjet të shkuara dëm”, Rama i përgjigjet Bushatit: Mos mi kërkoni mua

Ish-ministri i jashtëm Ditmir Bushati në një intervistë të dhënë për mediat, ka folur për marrëdhënien me kryeministrin Edi Rama, që tashmë duket të jetë më e fohtë. Bushati nuk e ka përjashtuar faktin se me kreun e qeverisë është përfshirë në disa debate të forta, temat e të cilave nuk ka dashur që ti specifikojë.

“Në Qeveri natyrisht kanë qenë më të ngushta, ndërsa sot janë raporte normale. Nuk jam sot për sot një nga njerëzit e tij me të afërt. Ndaj mendimin se jam një nga njerëzit që kryeministri ka investuar shumë besim tek unë duke më dhënë Ministrinë e Jashtme”, tha Bushati.

Lidhur me akuzat e bëra nga Ministri i Jashtëm në Detyrë Gent Cakaj se në Konsullatat Shqiptare ka pasur njerëz me përfshirje korruptive e kriminale dhe që cenonin sigurinë në vend që janë marrë në kohën kur Bushati ishte ministër, ish ministri iu përgjigj se “politika e jashtme është shumë më serioze se atdhedashuria dhe kërkon njohuri dhe koncepte bazë”.

Një nga kritikat me të cilat është përballur Bushati, është dhe ajo se gjatë kohës që ishte në qeveri nuk ka shprehur asnjë problematikë, në lidhje me kabinetin, po pse jo dhe me demokracinë brenda PS. Ish-ministri është shprehur se kur je deputet ke më shumë kohë që të merresh me çështje të tjera, ndërsa ministrat e kanë shumë të ngarkuar axhendën.

“Kur isha ministër, kam qenë i angazhuar me detyrat që kisha si ministër, pozicioni i deputetit të jep më shumë mundësi për të debatuar për temat e diskutuara. Por për të sqaruar opinionin publik mbi qëndrimet e mia, unë i kam pasur qëndrimet brenda Partisë Socialiste.

Bie fjala për në Shkodër, unë kam ngritur shqetësimet qëkur isha brenda partisë. Po kështu kam pasur diskutime identitetit të një familjeje socialdemokrate. Po ashtu kam diskutuar edhe për disa nga çështjet publike, si dekriminalizimi. Sa i përket kësaj çështje, dua të theksoj se si politikanë bëmë një pastrim në vitin 2017, por në vitin 2019 na u kthye ky model”, deklaroi Bushati.

Duke treguar sesi ai e sheh PS-në, ka shpalosur edhe disa ide për partinë e tij. “E para, ka ardhur koha më shumë peshë për socialistin brenda partisë sonë. Po ashtu për komunitetin dhe të vendosim në funksion garën brenda partisë”, tha Bushati, pasi sipas tij, sa më shumë të zgjerohet baza e vendimmarrjes, aq më mirë do jetë për PS dhe për komunitetin”, tha ish-ministri.

(E.K/Faxweb.al)

Etiketa: bushati ramarama bushati krisje
Pas

“Po të bëj një pyetje këmba mbi këmbë”, Rama i përgjigjet Nanos: As që më ka shkuar në mendje!

Para

Ëndrra angleze/ Pas tragjedisë me kamionin, kapen 30 refugjatë të tjerë

Para
Ëndrra angleze/ Pas tragjedisë me kamionin, kapen 30 refugjatë të tjerë

Ëndrra angleze/ Pas tragjedisë me kamionin, kapen 30 refugjatë të tjerë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tensionet në rritje me Moskën, vendi i NATO-s ‘blindon’ pikën kufitare me Rusinë

Netanyahu reagon pas VIDEOS së Hamasit që shfaq pengjet izraelitë: Mizori pa kufij

Alarm në Gjermani: Mbështetja për AfD-në rritet sërish, vetëm 2% pas CDU/CSU

Zjarr në malin e Skërficës/ Rrezik për pyllin e mbrojtur të Pikësit, kërkohet ndërhyrje nga ajri

Dialogu Kosovë – Serbi, çfarë diskutoi Macron me Vuçiç në bisedën telefonike

“S’pranojmë leksione demokracie nga ata që vrasin fëmijë”, kryebashkiaku i Athinës përplaset me ambasadorin izraelit

Aplikimet për universitet/ Sot, dita e fundit për të përzgjedhur 10 programet e studimit

Trump nënshkruan urdhrin e ri ekzekutiv, rikthen testin e fitnesit për nxënësit e shkollave publike

Rrëzohet avioni në brigjet e Spanjës, policia nis kërkimim për dy personat që ishin në bord

Lufta në Gaza, Mbretëria e Bashkuar do evakuojë qindra fëmijë për t’iu ofruar kujdes mjekësor

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.