Gjatë ditës së sotme është diskutuar shumë në media, nëse është mbuluar apo jo monumenti i heroit tonë kombëtar Skënderbeut, gjatë ceremonisë së festës së Kurban Bajramit, në ekranin e madh të vendosur.
Në fakt, “Shuplaka” publikoi një video ku dukej qartë që Skënderbeu nuk është mbuluar megjithatë diskutimi ende vazhdon.
Mirëpo hapja dhe vazhdimi i këtij diskutimi, duket krejt i habitshëm, pasi monumenti i Skënderbeut është mbuluar edhe në disa raste të tjera, mirëpo askush nuk ka reaguar.
Monumenti i Skënderbeut sot nuk ishte mbuluar, ledi ndriçues ishte vendosur anash tij. Por, vetëm në një kënd për disa persona Skënderbeu dukej sikur ishte mbuluar nga ledi ndriçues.
Një gjë e tillë ka ndodhur edhe herë të tjera në raste mitingjesh, gjatë restaurimit të sheshit, në rastin e përurimit etj. Si ka mundësi që herët e tjera shqiptarët nuk kanë reaguar për mbulimin e Skënderbut, pse sot?
Në raste të tjera ka patur një zë sporadik se “çpo ndodh me Skënderbeun”, por nuk u ngrit njeri dhe mbi të gjitha me këto reagime kaq të vrazhda.
Ky vit është quajtur si “viti i Skënderbeut” dhe ndoshta gjatë këtij viti vëmendja ka qenë më e madhe ndaj heroit tonë kombëtar. Por sërish ky nuk është një shpjegim i mjaftueshëm për rastin e sotëm.
Sot reagimet kanë qenë mjaft të ashpra, saqë tema e “mbulimit të monumentit të heroit kombëtar”, ka sfumuar çështje të tjera shumë më të rëndësishme. (D.D/Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”2687″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]