Në seancën e marrjes së pyetje, pasi garon për kryeprokurore, Arta Marku “ka dhënë” llogari dhe për takimin që ka pasur me kreun e qeverisë Edi Rama.
Ishte anëtarja e KLP-së Nurihan Seiti ajo që pyeti Markun për takimin me Ramën, ndërsa shtoi se çfarë i ka afruar prokurorja qeverisë.
Nurihan Seiti: Në dy vite lihen gjurmë. Fjalën e përkohshme e quajmë veç të tillë. Takimi juaj me shefin e qeverisë ishte për të dëgjuar politik të sistemit të hetimit e akuzës, pas ju atë kohë deklaruat komfliktin e intetesit me prokurorët. Çfarë i ofruat ju qeverisë?
Marku: Ishte koha kur opozita zhvillonte protesta të shumta, dhe u takova me Kryeministrin. Kjo ka qenë arsyeja, por jo takim raportues pasi nuk ka marrëdhënie të tillë midis dy institucioneve. Takim emergjent për shkak të situates, kanë qenë të pranishëm dhe drejtues të institucioneve të tjera të rëndësishme si kreu i SHISH, apo i policisë së shtetit. Nuk ka qenë vetëm një takim mes meje dhe kreut të qeverisë.
LEXO EDHE:
Gjatë nisjes së fjalës së saj, Marku u shpreh se vitet e punës së saj janë të mjaftueshme për të ushtruar detyrën e prokurorit të përgjithshëm.
“Kam fituar eksperienca të mjaftueshme në vepra të shumta, prej 7 vitesh. Në Shkodër ka patur shumë ngarkesë, sidomos në 2014-ën, nga ku kanë dalë rezultate shumë të mira.
Në dhjetor 2017 iu përgjigja kërkesës së Kuvendit për të filluar si prokurore e përkohshme. Ka qenë periudhë e mjaftueshme për të fituar eksperiencë të mirë. Periudhë jo e lehtë, shumë instuticione mungonin, edhe sot mungojnë. Ka qenë terren aspak i lehtë për të punuar. Nuk mund të kesh sukses nëse nuk janë të gjitha hallkat.
Jam marrë me hetim të veprave të ndryshme penale, por eksperienca më e gjatë ka qenë në veprat e korrupsionit dhe ekonomisë. Kam trajtuar edhe raste gjakmarrjeje, të cilat kanë përfunduar me sukses. Po ashtu ka patur dosje të miat në Shkodër që kanë kaluar te Krimet e Rënda, dhe janë dënuar”, u shpreh Marku në lidhje me punën e saj.
Ndërkohë që lidhur me dy vitet që ka në krye të prokurorisë së përgjithshme, Marku tha se ajo ka dhënë mbështetje të plotë për çdo prokuror që ka pasur në shqyrtim dosje të një rëndësie të veçantë.
“Në dy vite të punës në PP, nuk ka munguar mbështetja ime publike prokurorët që kanë trajtuar dosje të ndryshme. Kam bërë edhe udhëzime. Udhëzimi për krijimin e taskforcave, udhëzimi për ruajtjen e sekreteve shtetërore dhe padyshim edhe udhëzimi për përgjimet. Kam udhëzuar edhe për personat e dhunuar, sidomos për të miturit.
Kam udhëzuar për hetimin pasurorë, udhëzim për median i cili konstaton në një marrëdhënie reciproke media-prokurori. Kam bërë edhe rregullore për drejtuesit në rrethe”, u shpreh më tej Marku.
Ndërkohë kandidatja për Prokurore tha se ka ndjekur me mjaft interes ngritjen e KLP-së, dhe bashkërendimin e punës mes dy instituciuoneve. Marku tha se roli i prokurorit ka qenë më shumë simbolik, dhe i janë hequr shumë të drejta.
“Kam marrë masa për të kërkuar mbledhjen e përgjithshme të prokurorëve, për të bërë të mundur ngritjen hap pas hapi të KLP. Pritshmëritë e publikut kanë qenë të larta, në çështje konkrete në hetim. Por kompetencat janë të kufizuara për drejtuesin e PP.
Roli ka ndryshuar, dhe nuk është më i plotfuqishëm, rol simbolik, por jo rol në hetim. Në këtë pikë ndoshta nuk kam arritur pritshmëritë e publikut, por kjo nuk do të thotë se kam qenë e paaftë. Kam punuar në një moment të vështirë. Nëse do kthehesha pas në kohë, nuk do ndryshoja asgjë. Prokuroria ka punuar me kohë të plotë”, deklaroi Marku.
Ndërkohë që lidhur me sfidat që e presin në rast se rizgjidhet, Marku tha se një prej më të mëdhajave është ajo e mungesës së prokurorëve, pasi janë shkarkuar nga Vetingu.
“Po u rizgjodha, kam shumë sfida të tjera. Ka numër të kufizuar prokurorësh pas shkarkimeve të Vettingut. Aplikantët për vendet vakante duhet të jenë me vizion. Rritja e përgjegjshmërisë së tyre dhe aksesi është për prokurorë të pavarur.
Kontribut pas ndërtimit të Gjykatës së Lartë. Fokusim te dosjet emergjente. Ngarkesa e punës do jetë e madhe dhe për të bërë të mundur për punë të suksesshme, duhen shtuar prokurorët në Prokurorinë e Përgjitshme.
E rëndësishme është edhe sektori i dekriminalizimit, është vetëm me një prokuror, dhe dy oficer të policisë gjyqësore. Trajnimi i oficerëve është do të jetë fokus.
KLP e PP nuk mund të funksionojnë pa njëri-tjetrin. Në ligj nuk ka mënyrë bashkëpunimi, por nëse ka vullnet bashkëpunimi, e gjitha është në shërbim të sistemit. Nuk ka asnjë konfikt interesi.
Kam parashtuar mangësi pë PP si institucion kushtetues, por jo për mua si person. Janë mangësi për përgjegjësinë që ka PP, dhe unë e konsideroj mangësi pasi kam të drejtë ndërhyrjeje vetëm administrative.
Mangësi është shkëputja e marrëdhënieve KLP-PP, nuk parashikohet se si duhet të jetë bashkëpunimi. Por me vullnet e kemi arritur. Mangësi, mungesa e kompetencës për të bërë rekurs në rastet kur nuk dëshiron prokurori. Jam e bindur se me kalimin e kohës kjo mangësi do ndihet forte”, është shprehur më tej Marku.
(E.K/Faxweb.al)