Amarda Toska prej disa kohësh është shkëputur nga ekrani për t’i lënë hapësirë më shumë projekteve të saj personale. Ditën e djeshmë moderatorja ndau një foto në Instatory me Sian, vogëlushen e saj së cilës nuk i dukej fytyra.
Nisur nga kjo, gjatë një bisede virtuale me fansat në Instastory, Amarda u pyet: “Pse nuk e tregon vajzën, çdo herë ia fsheh fytyrën?!”.
Toska iu përgjigj: “E fsheh kur të dua dhe e tregoj kur të dua e dashur!”, duke e shoqëruar këtë edhe me një foto të Sias, në të cilën i duket fytyra.
Ndërsa një tjetër e pyet nëse do të kemi sërish një rikthim të Amit në ekran dhe ajo u shpreh se end enuk i dihet.
“Nuk i dihet asnjëherë! Gjatë kësaj periudhe, projektet që më janë ofruar nuk kanë peshuar më shumë se ç’mund të bëj unë me kohën që do më mbajnë të angazhuar!”.
Discussion about this post