14:50 | 05/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Pse italianët vijnë në Shqipëri? Gazetarja: Ata nuk paguhen 200 euro, të shohim sa do rezistojnë

09:04 | 24/01/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Pse italianët vijnë në Shqipëri? Gazetarja: Ata nuk paguhen 200 euro, të shohim sa do rezistojnë

A është kthyer vërtet Shqipëria në Amerikë për italianët? Kjo ka qenë tema e diskutimit në emisionin ‘’Mirëmëngjes Shqipëri” në TVSH.

Prej disa kohësh ne median italiane kanë qarkulluar reportazhe se kushtet e punës në Shqipëri janë më të mira.

I ftuar në studio sipërmarrësi Italian Roberto Kaparrota u shpreh se Shqipëria mbetet e preferuar për shkak të krahut të lirë të punës.

Më tej ai u shpreh se kjo është e mirë për italianët po jo për shqiptarët, pasi nuk mund të jetohet me një pagë minimale prej 24 mijë lekësh.

Po ashtu investitori u shpreh se bumin më të madh italianët e kanë pasur në kohën kur në Shqipëri aplikohej taksa e sheshtë.

‘’Mua më vjen keq që akoma askush nuk shqetësohet për të rritur rrogën minimale”, u shpreh sipërmarrësi.

Gazetarja e ‘’Fax News”, Brikena Prifti u shpreh se për pjesën me të ardhura të larta as në Shqipëri nuk jetohet keq, por ama pjesa tjetër vuan mungesën  e ushqimit. Po ashtu ajo shtoi se ende është herët që biznesmenët italianë të kuptojnë nëse Shqipëria është apo jo stabël.

‘’Unë kam jetuar vetë në Itali, dhe duke krahasuar standardin e jetesës, edhe këtu nuk jetohet keq. Po ne po flasim për pjesën që ka të ardhura të larta, pasi pjesa tjetër vuan dhe mungesën e ushqimit.

Ne jemi në fazën kur italianët vijnë dhe po e provojnë Shqipërinë, janë ende duke e sprovuar, nuk është koha që ata të shprehen ose jo që Shqipëria është stabël.

Të shohim sesa do të rezistojnë. Në aspektin kur shohim që vinë italianët në pamje të parë është pozitive, po ama kjo përkthehet në më pak vende pune për shqiptarët.

Ata kanë rroga më të larta sesa shqiptarët, dhe janë më të avantazhuar për një vend pune. Ata nuk pranojnë që të paguhen me 200 euro”, u shpreh Prifti.

Kaparrota u shpreh më tej se në vendin tonë ka rreth 20 mijë italianë, vetëm 1200 prej tyre janë të siguruar.

‘’Këtu media e manipulon pak publikun, pasi në shumë raste fajtore del opozita dhe jo qeveria”, u shpreh më tej Kaparrota.

(E.K/FAXWEB) 

Brikena Prifti dhe Roberto Kaparrota
Etiketa: brikena priftiroberto kaparrota
Pas

Nis konkursi, 33 policë do të garojnë për gradën ‘drejtues i parë’, dy testet që do tu nënshtrohen

Para

“10 mijë euro dhe për tre javë merr lejen”, skandali tek ALUIZNI, Artan Lame sheh live kameran e fshehtë

Para
“10 mijë euro dhe për tre javë merr lejen”, skandali tek ALUIZNI, Artan Lame sheh live kameran e fshehtë

“10 mijë euro dhe për tre javë merr lejen”, skandali tek ALUIZNI, Artan Lame sheh live kameran e fshehtë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Zjarr në një anije mallrash në Alaskë, evakuohen 22 persona

Ndryshimet në buxhet, 10 mln dollarë për start up-in e Mira Muratit/ Ministri Malaj në Kuvend: Mundësi strategjike për të ardhmen teknologjike të vendit

‘Dhashë dorëheqjen’, trajneri i Serbisë para ndeshjes në Tiranë: Federata nuk e pranoi

Operacioni “Source” në Tiranë/ Sekuestrohen pasuri prej 500 mijë eurosh të një shtetasi të dënuar në Mbretërinë e Bashkuar

SHBA vendos veton në OKB për armëpushimin në Gaza

“Gjeniu italian”, Al Hilal zyrtarizon Inzaghin

Gjiknuri nga Kuvendi: Humbësi nuk njeh zgjedhjet, ky është problemi! Ju e keni fajin vetë, nuk dini të bashkoheni

Plagosja në uzinën e ferrokromit/ Policia arreston tre persona, mes tyre dy inxhinierë dhe një brigadier

“Paqe përmes forcës”, ambasada e SHBA: 5 arsye për të rritur investimet në mbrojtje për aleatët e NATO-s

Hapen aplikimet për mësuesit e gjuhës shqipe e të kulturës shqiptare në diasporë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.