Të shumtë kanë qenë pjesëmarrësit dhe përfaqësuestit e opozitës në protestën e ditës së sotme e cila filloi që prej orës 12:00 të kësaj mesdite. Por ajo që ra në sy ishte mosprania e dy figurave shumë të rëndësishme në Partinë Demokratike, Jozefina Topallit dhe Majlinda Bregut.
Ish-kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli nuk ka marrë pjesë në protestën e opozitës të nisur sot kundër qeverisë në Tiranë. Sipas një portal online mësohet se deputetja e PD-së nuk ndodhet në Shqipëri. Topalli ndodhet në Asamblenë Parlamentare të NATO-s në Bruksel. edhe pse larg Shqipërisë ish-kryetarja e parlamentit shprehet se është me protestuesit dhe mbështet protestën e udhëhequr nga Basha.
Ndërsa Majlinda Bregu po kështu ndodhet jashtë Shqipërisë, për një vizitë zyrtare në SHBA. “Për shkak të një vizite pune me kolegë nga Parlamenti i Kosovës, Serbisë, Ukrainës dhe Gjeorgjisë në SHBA, nuk kam mundur të jem në protestën e sotme të PD. Por jam e kënaqur që kjo ishte protesta më e madhe e këtyre viteve dhe po aq e bindur se nuk ka çështje më të rëndësishme se sa rikthimi i demokracisë në vend, përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme, luftës kundër krimit dhe korrupsionit, hapjes rrugë të zbatimit të ligjit dhe rikthimit të besimit tek politika e ndershme dhe jo e pazareve”, tha Bregu.
Demokratët ndodhen ende në shesh dhe janë të vendosur të mos lëvizin nga çadra, së paku sipas deklarimit të kryedemokratit Lulzim Basha. (J.V/Shuplaka)