23:23 | 13/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

”Pse kërkojmë heqjen e ofertës së pakërkuar për HEC-et”, flet në Fax News drejtori i Eco Albania

09:48 | 26/02/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
”Pse kërkojmë heqjen e ofertës së pakërkuar për HEC-et”, flet në Fax News drejtori i Eco Albania

Ditën e djeshme në komisioinin parlamentar të veprimtarive prodhuese është diskutuar për ndryshimet në ligjin “Për koncesionet dhe partneritetit publik privat”, ku përpos ndryshimeve të propozuara nga Ministria e Finanave, një draft paralel ka mbërritur në Kuvend i propozuar nga shoqëria civile.

Drafti paralele është një propozim i organizatës “EcoAlbania” dhe disa organizatave të tjera joqeveritare që synojnë mbrojtjen e mjedisit, duke io dhënë fund koncensioneve të pakërkuara.

Ndër kërkesat e parashtruara përmes propozimeve ligjore, EcoAlbania kërkon përmes draftit paralel heqjen e ofertave të pakërkura për PPP-të në sektorin e HEC-ve. I ftuar në studion e Fax News CEO i Eco Albania Olsi Nika u shpreh se në të gjitha vendet e Europës Perëndimore, praktika e ofertave të pakërkuara ka qenë e dështuar.

Nika u shpreh se me propozimet e bëra në drejtim të Ministrisë së Financave, synihet që të ketë një rol më aktiv të qytetarëve dhe të shoqërisë civile në proceset vendimmarrëse.

“Ne kërkojmë që të mos jepen më koncensione të pakërkuara për hidrocentralet, pasi dhe në botën perëndimore, është kuptuar që këto lloj koncensionesh nuk sjellin përfitime financiare. Ka kosto të fshehura pasi më pas i paguajnë konsumatorët. Ne mendojmë se duhet ngritur Këshilla dhe me ekspertë dhe me shoqërinë civile, Ministria e Financave duhet të ketë një kontroll më të madh te koncensionet.

Një tjetër pikë që ne kemi kërkuar është pjesëmarrja e shoqërisë në dëgjesat publike, dhe roli i tyre në vendimarrje. Unë mendoj se seanca e djeshme ka pasur interes, sigurisht që pjesa e koncensioneve është një pikë e nxehtë, po ka ngjallur debat dhe te deputetët. Ne nuk jemi shpresëplotë që do të merren të gjitha propozimet tonma parasysh. Një nga pikat që ne këmbëngulim më fortë është heqja e ofertës së pakërkuar.

90% e HEC-eve në vendin tonë janë dhënë me koncension përmes ofertës së pakërkuar, dhe nëse drafti ynë miratohet, atëherë ne do të shpëtonim një pjesë të mirë të HEC-eve që mund të planifikohen që të jepen në të ardhmen. Vendi ka nevojë për energji, po jo për hidrocentrale”, theksoi Nika në fjalën e tij në Fax News.

Etiketa: oferta e pakerkuarolsi nika
Pas

Zbulohet manovra e Ramës dhe Ruçit, shmangin përballjen e të enjtes me protestën e opozitës

Para

Edi Rama ”driblon” protestën e opozitës, vjen reagimi i fortë nga PD: Tik-tak, sa mendoni se…

Para
“Nuk jam i rënë nga qielli”, Rama reagon pas situatës së rëndë politike në vend

Edi Rama ''driblon'' protestën e opozitës, vjen reagimi i fortë nga PD: Tik-tak, sa mendoni se...

Discussion about this post

 



Të Fundit

Sulmi ndaj Izraelit, Netanyahu u bën thirrje iranianëve t’i kundërvihen regjimit të Teheranit: Ka ardhur koha të ngriheni në këmbë për liri!

Sedilja A11 shpëtoi edhe këngëtarin! Rastësia tragjike lidh dy aksidente ajrore, njëri në Indi dhe tjetri në Tajlandë

Konflikti mes Izraelit dhe Iranit, zhvillohet bisedë telefonike mes presidentit të SHBA Donald Trump dhe kryeministrit britanik Kei Starmer

Sulmi ndaj Izraelit, Netanyahu u bën thirrje iranianëve t’i kundërvihen regjimit të Teheranit: Ka ardhur koha të ngriheni në këmbë për liri!

Britania e Madhe/ Ndoqën dhe vranë shqiptarin në stacionin e metrosë, dënohen dy autorët

Përditësim nga Izraeli: 15 të plagosur nga sulmet e Iranit

Moska e gatshme të ndërmjetësojë për t’i dhënë fund krizës mes Izraelit dhe Iranit

Lideri Suprem i Iranit, Khamenei i drejtohet Izraelit: Ti nise një luftë

Video/Rriten tensionet, mediat iraniane publikojnë pamje të raketave drejt Izraelit

Kundërpërgjigjet Irani, nis sulmin menjëherë ndaj Izraelit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.