Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha pas zgjedhjes së presidentit të vendit Ilir Meta e ka takuar këtë të fundit pikërisht në një derë nga e cila asaj iu hapën shumë rrugë.
Ashtu siç shihet edhe në këtë foto shfaqen të buzëqeshur Klajda Gjosha dhe Ilir Meta, pikërisht pranë një dere të hapur e cila lexon Mbretëria e Bashkuar. Ky nuk ka qenë një pozim rastësor por me domethënie. Pasi duhet të theksojmë që Gjosha ka studiuar në Mbretërinë e Bashkuar dhe ka dalë me medalje nderi. Gjosha ka studiuar dy vite e gjimnazit, e më pas univeristetin dhe masterin në këtë shtet. E fill pas studimeve të saja, ajo nisi karrierën në politikën shqiptare.
Por kështu ajo njihet edhe si një nga femrat shqiptare që po punon për integrimin e vendit tonë drejt Europës. Por ndryshe nga vendi ku ajo studjoi, i cili doli nga Bashkimi Europian, Gjosha po lufton për një Shqipëri drejt Bashkimit Europiane. (J.V/Shuplaka)