23:47 | 31/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Pse ma ngacmove të dashurën? Zvicerianin e gjen ‘belaja’ në Shqipëri, dy ‘të fortët’ i kërkojnë llogari: Njëri i kishte dhembët e prishur….

08:37 | 23/11/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Pse ma ngacmove të dashurën? Zvicerianin e gjen ‘belaja’ në Shqipëri, dy ‘të fortët’ i kërkojnë llogari: Njëri i kishte dhembët e prishur….

Foto ilustruese

Sa grindje dhe sa ngjarje mund të kenë ndodhur për femra. Që  nga motivet më banale se përse e kishte parë, e deri se përse e kishte ngacmuar. Por për një të huaj pyetje apo sqarime të tilla janë të pakonceptueshme, edhe sikur ato të mos përfundojnë në grushte e në armë.

Një i huaj që po darkonte në kryeqytet bashkë me partneren,  as që ka reaguar kur është gjendur para një situate të tillë. Përkundrazi kur “të fortët” i kanë kërkuar llogari, ai ka ruajtur qetësinë, por më vonë po me qetësi i është drejtuar policisë.

Jo vetëm që ka kallëzuar aty, por ka mësuar agjentët se në ambientin ku e kishin prekur fizikisht, kishte kamera sigurie përmes të cilave mund të identifikoheshin personat që e kanosën.

Oliver Geggenhein është nga Zvicra. Por, në Shqipëri atë e solli e dashura e tij. Në verë, siç rezulton në dosjen e prokurorisë, 41-vjeçari qetësisht u ul në stolat e Komisariatit nr.4 dhe denoncimi i tij ishte specifikisht për dy tipa, që i trazuan qetësinë dhe çastet romantike me të fejuarën.

Geggenhein pohon se sapo ka mbërritur në Shqipëri, pasi kishte ardhur me pushime, është pritur në aeroportin e Rinasit nga e fejuara Erlinda.

Zvicerani: Pasi u takova atje me të fejuarën, shkuam drejt një kompleksi , të cilin e kishim prenotuar. Pasi u akomoduam në dhomën 301, çdo gjë shkoi mirë. Por, në datën 30, në mbrëmje  po darkonim, në një tavolinë tjetër gjendeshin dy persona mbase të moshës 25 dhe 30 vjeç.

Njëri kishte veshur një bluzë të bardhë dhe kishte dhëmbët e prishur. M’u afrua dhe më preku te qafa dhe tha “Pse e ke ngacmuar femrën time që quhet Ilva” dhe i kërkoi të fejuarës që ta përkthente, e cila ma përktheu. E pyeta kamerierin se çfarë do ky person në tavolinën tonë dhe ai më tregoi që ata kanë dy orë që pinë kafe në një tavolinë tjetër.

41-vjeçari nga Zvicra saktëson se nuk njeh asnjërin nga kërcënuesit dhe se siç kishte konstatuar në lokal, aty ishin të instaluara edhe kamera të sigurisë.

Denoncuesi insiston se nuk i di ende motivet se përse i ndodhi kjo gjë dhe se nuk ka asnjë konflikt në Shqipëri. Gjithsesi, ai mendon se këtë incident policia do ta marrë aq seriozisht sa do hedhë dritë jo vetëm për kanosjen, por edhe për të kuptuar sherret shqiptare “përse më sheh dhe përse më ngacmon të dashurën”, shkruan gazeta Si.

 

Pas

Edi Rama braktis hapjen e ekspozitës së tij në SHBA, vizitë private në Arabinë Saudite, ndoqi garën me… (Detajet)

Para

Vranë biznesmenin, arrestohen 2 nga personat më të kërkuar nga Europol, si nisën karrierë në televizion pas krimit

Para
Vranë biznesmenin, arrestohen 2 nga personat më të kërkuar nga Europol, si nisën karrierë në televizion pas krimit

Vranë biznesmenin, arrestohen 2 nga personat më të kërkuar nga Europol, si nisën karrierë në televizion pas krimit

Discussion about this post

 



Të Fundit

FOTO/ U plagos në Malin e Zi, ndërron jetë i riu nga Mitrovica

Tiranë/ Punëtori i ndërtimit humb jetën pasi bie nga lartësia në një pallat në ndërtim

Avokatja e El Chapos garon në zgjedhje pas reformës historike në drejtësi

Tërbohen anglezët, emigrantët vërshojnë në La Mansh, policët francezë “bëjnë sehir”

PSG, Presidenti Al-Khelaifi ul presionin: Finalja e Champions League nuk ishte objektivi ynë

Stuhi të forta dhe përmbytje në Gjermani! Rrugë mbulohen nga uji, ndërpriten linjat e trenave

Skafi pëson defekt në mes të detit, shpëtohet personi që ndodhej në bord

Gjykata e Apelit vë me shpatulla pas murit Trump-in: Shkarkimet masive të punonjësve federalë do të mbeten të pezulluara

Lëvizje e papritur nga Hamas, jep dritën jeshile për negociata armëpushimi: Gati të lirojmë 10 pengje dhe 18 trupa në këmbim të…

‘Çohu, Serbi’, studentët paralajmërojnë protestë masive në 32 qytete: Sa jetë duhet të humbasin për t’i dhënë fund korrupsionit?

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.