15:23 | 03/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Pse më 2 Mars dhe çfarë më 2 Mars? Simbolika e datave në axhendën e Ilir Metës

14:31 | 19/02/2020
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Pse më 2 Mars dhe çfarë më 2 Mars? Simbolika e datave në axhendën e Ilir Metës

Presidenti Ilir Meta ka paralajmëruar se çdo ditë në vijim do të ketë fakte të reja të tentativave që ka bërë dhe vijon të bëjë sipas tij, mazhoranca me ndihmën edhe të disa ndërkombëtarëve, për grusht shteti.

Nga ana tjetër, sot për herë të parë, Meta ka folur për diçka konkrete që sipas tij, do ta shpartallojë grushtin e shtetit që është një dekret i cili do të firmoset më datë 2 Mars në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Kreu i Shteti ka bërë thirrje për pjesmarrje masive pasditën e 2 Marsit që sipas tij, do të çlirojë të gjitha godinat përreth bulevardit nga ‘uzurpatorët’ e tyre.

Por se cili do të jetë ky dekret?
Me aq sa ka shprehur Presidenti kohët e fundit, lihet shteg për ta interpretuar hë për hë vetëm në një mënyrë: Shpërndarjen e ‘gjysmë-parlamentit’, siç e ka quajtur ai organin më të lartë kushtetues në vend.

Për aq kohë sa vetë Meta nuk e tha, askush nuk mund të thotë se 2 Marsi do të jetë dita kur Kreu i Shtetit do të firmosë një dekret të tillë, ndërsa mund të thotë çdokush se kjo datë ka një simbolikë dhe nuk është aspak rastësore.

Meta tha se më, 2 Mars shumica e shqiptarëve do të lidhin besën në Bulevard për të çliruar institucionet dhe shpartalluar grushtin e shtetit, pra foli për një akt që nëse ai nuk do kishte pasur qëndrime të prera në këtë aspekt do të ishim mbase duke menduar se Presidenti e ka “përgatitur” fjalimin e dorëheqjes. Në këtë kontekst, do të mendonim se mund edhe të hiqte dorë nga posti që mban, për t’u rikthyer aty ku shumë personazhe kanë aluduar se ka dëshirë të kthehet, në bazë me njerëzit duke i’u prirë protestave. Këtë, Meta e ka mohuar ketegorikisht, ndërsa ka thënë se më parë do të shkarkojë ai Parlamentin ‘ilegjitim’, se sa ta bënte ky i fundit ndaj tij, proces që është kthyer  ë kufinjtë e qesharakes, ndërsa do të largohet nga presidenca as më vonë e as më herët se në Korrik të 2022 kur edhe i përfundon mandati.

Më 2 Mars 1444 në Lezhë u mbajt një Kuvend ku ishin thirrur përfaqësues nga të gjitha trevat e Shqipërisë, ndërsa është cilësuar si një lidhje ushtarake e fisnikërisë arbërore që u themelua pikërisht në këtë vendbanim të lashtë me udhëheqës Gjergj Kastriotin, i sapo kthyer nga Perandoria Osmane dhe qëllimi i Lidhjes ishte pikërisht kundërshtimi i kësaj Perandorie.

Ilir Meta pak ditë më parë ka deklaruar se institucionin e Presidentit do ta ruajë mw çdo çmim, ndërsa ka theksuar se asnjë lloj tentative për pushtimin e tij nuk do t’i dilet në krye, duke argumentuar se ai ka marrë çdo masë edhe sikur të kishte sipas tij, tentative me artileri të rëndë për ta ‘pushtuar’.

Duhet përmendur fakti se, Presidenti në bazë të ligjit në Shqipëri parashikuar në Kushtetutë, është edhe Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, ndërsa përdorimi i nocioneve të tilla në politikën shqiptare  gjithmonë kanë lënë për të kuptuar se pas tyre fshihet një mesazh. Pavarësisht se në Shqipëri gjerat merren vesh shpejt, në rastin ekstrem mund të zgjasë të kuptohet deri më 2 Mars.

Kujtojmë se vëtëm 3 muaj më parë, Meta kishte lajmëruar një tubim mbarëpopullor në “Qytetin Studenti”, për me datën 8 Dhjetor të vitit të kaluar, por që u anullua për shkak të tragjedisë natyrore të 26 Nëntorit. Edhe ajo datë kishte një simbolikë, nisjen e Lëvizjes Studentore ant-regjim dhe që arriti në një mënyrë a në një tjetër, të shndërrohej në shkëndijën e parë zyrtare të vendosjes së regjimit demokratik.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: 2 MARSbeselidhja e lezhesilir meta
Pas

A përçahet opozita me koalicionin e të vegjëlve/ Flasin Mediu, Ndoka dhe Shehi: Jemi vagon brenda trenit, të maksimalizojmë votat

Para

I qetë përpara Gjykatës, merret vendimi për grabitësin e ‘tmerrshëm’ Thaçi, e dashura e tij lihet e lirë

Para
I qetë përpara Gjykatës, merret vendimi për grabitësin e ‘tmerrshëm’ Thaçi, e dashura e tij lihet e lirë

I qetë përpara Gjykatës, merret vendimi për grabitësin e 'tmerrshëm' Thaçi, e dashura e tij lihet e lirë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Sulmi rus në Sumy, Zelensky: Shumë të plagosur! Moska nuk dëshiron fundin e luftës

Alarmi i OBSH-së: Mbi një milion njerëz sëmuren çdo ditë nga ushqimi i pasigurt

Operacioni “Procedimi”, sekuestrohen armë, municione dhe drogë, 4 në pranga

Ukraina sulmon urën e Kerçit në Krime, 1100 ton ekspoziv shperthejnë nën ujë

Paralajmëron EUROPOL: Të miturit gjithnjë e më shpesh në shënjestër të propagandës terroriste

Video/ Operacioni policor “PIETARI”, “mbytën” Finlandën me kokainë e amfetaminë, dalin pamjet e arrestimit të 9 shqiptarëve

Ministri Hasani vizitë zyrtare në Athinë: Partneritet i qëndrueshëm për një të ardhme evropiane të përbashkët

Kasaphanë në Gaza, vriten teksa presin për ushqim, OKB: Ky është krim lufte

“Nuk shikonim asgjë”, Guida tregon si shpëtuan gjatë shpërthimit të vullkanit Etna

Berishës i ikën Kalaja, kryetarja e gjykatës së PD kërkon reflektim dhe analizë për humbjen e 11 majit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.