02:49 | 07/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Pse Millosheviçi e ka pasur “më vështirë me serbët e Kosovës se sa me shqiptarët”

15:25 | 07/04/2018
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Pse Millosheviçi e ka pasur “më vështirë me serbët e Kosovës se sa me shqiptarët”

Ish – bashkëpunëtori i afërt i Sllobodan Millosheviçit, Momir Bullatoviç, në një bisedë për “kurir” të Beogradit ka treguar ato që ai i ka quajtur vështirësi të ish- kryetarit të Serbisë që i kishte hasur në Kosovë dhe me shqiptarët e saj gjatë kohës sa ai ishte kryetar i Serbisë.

Ka thënë se për Millosheviçin Kosova ka qenë një patate e madhe e nxehtë që i mbeti në dorë, pasi, çështja e saj ishte ende e pazgjidhur, transmetonte Koha.net.

E, sipas Bullatoviçit, zgjidhja e statusit kërkonte ndryshimin e Kushtetutës së vitit 1974 sipas të cilës Kosova kishte faktikisht shtetësi. Dhe ky dhe ka qenë aktiviteti i parë i Millosheviçit .

“Ai e ktheu Kosovën në kuadër të Serbisë”, ka thënë Bullatoviç.

Ish-zyrtari jugosllav nga Mali i Zi më pas tregon se shqiptarët bojkotuan të gjitha institucionet e mundshme, ndërsa në botë dërguan imazhe që nuk ishin në favor të Serbisë e as të Jugosllavisë.

Pas kësaj, ka treguar Bullatoviq, një numër i madh i serbëve dhe i malazezëve në Kosovë kishin zënë pozicione që objektivisht nuk u takonin. Kjo për shkak se shqiptarët nuk donin të merrnin funksione shtetërore.

“Mjaftonte të ishe serb apo malazez e të merrje një funksion të mirë shtetëror. Pastaj të tregoje forcën, mos durimin dhe jo transparencën në afarizëm”, tha Bullatoviç.

Madje, sipas tij, për këtë kishte reaguar edhe vetë Millosheviç i cili në një rast paska pas thënë: “Më të vështirë e kam me serbët e malazezët nga Kosova se sa me shqiptarët”. (B.H/Faxweb)

 

Etiketa: Milloshevici
Pas

Besjan Peshaj dhe Adriatik Lapaj paralajmërojnë Ramën: S’ke pranga për të gjithë ne!

Para

Ndryshim drastik, si arriti deputeti i PS-së ti humbasë kilogramët e tepërt (Foto)

Para

Ndryshim drastik, si arriti deputeti i PS-së ti humbasë kilogramët e tepërt (Foto)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rusia dhe Kina, sulm i njëkohshëm ndaj NATO-s dhe Tajvanit? Rutte: Kështu rrezikojmë luftën e tretë botërore

Varka të vogla sulmojnë një anije tregtare britanike në brigjet e Jemenit, hapet zjarr nga të dyja palët

Trump shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore në Texas pas përmbytjeve tragjike: Shumë jetë të humbura dhe të tjerë të zhdukur! Po punojmë ngushtë me udhëheqësit lokal, u shpëtuan mbi 850 njerëz

Turqia “superfuqi” e automjeteve elektrike, Erdogan teston modelin e ri T10F në Stamboll

Dëmtimi horror, Musiala ka thyer fibulën e majtë, Donnarumma i kërkon falje

“Putini do të vazhdojë të vrasë njerëz”, Trump: Ukraina ka nevojë për ‘Patriotët’

Sulm i armatosur ndaj një anijeje greke në brigjet e Jemenit. Në incident u përfshinë dronë dhe anije të vogla

Korriku ‘djeg’ 33 mln euro vetëm për blerje energjie! KESH: Nga janari deri në korrik 90 mln euro import

Shefi i NATO-s zbulon si do të nisë Lufta e III Botërore, Rusia: Ke ngrënë shumë kërpudha magjike holandeze!

Kolonët izraelitë sulmojnë ekipin e Deutsche Welle në Bregun Perëndimor

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.