21:29 | 18/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Pse mungoi djali i madh i Aleksandër Ndokës në varrim, i vogli u shoqërua nga dy makina policie (PAMJET)

09:05 | 11/12/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Pse mungoi djali i madh i Aleksandër Ndokës në varrim, i vogli u shoqërua nga dy makina policie (PAMJET)

Vrasja e Aleksandër Ndokës në Lezhë në një atentat me 14 plumba tronditi jo pak qytetin dhe familjarët e tij. Kjo edhe për shkak të popullaritetit të fisit Ndoka në zonë, duke përmendur edhe faktin që Aleksandri ishte vëllai i ish-deputetit Arben Ndoka.

Djali i vogël i Aleksandër Ndokës gjatë ceremonisë së varrimit mbahej i shoqëruar nga dy furgonë me policë, të cilët qëndronin në gatishmëri nga distanca.

Përveç 19-vjeçarit Samuel Ndoka, të pranishëm në ceremoni ka qenë dhe vajza e tij e madhe, Jorida, ndërsa ka munguar djali tjetër, Klajdi, për shkak se është person i shpallur në kërkim nga policia, sepse akuzohet se ka dhunuar nënkryetarin e qarkut të Lezhës, ngjarje e ndodhur në shkurt të këtij viti, dhe vajza e vogël 8 vjeçe për shkak të moshës.

Krahas qytetarëve të thjeshtë, homazhe në familjen Ndoka bënë edhe politikanë të shumtë lokalë dhe qendrorë. Për shkak të këtij fluksi, rrugët drejt vendit ku po kryheshin ceremonitë mortore u mbushën nga automjete të shumta.

Edhe nga larg vihej re prania e shumë të pranishmëve të mbledhur për të nderuar 48-vjeçarin e vrarë, Aleksandër Ndoka. Nuk ka munguar edhe Policia e Shtetit, kryesisht për të monitoruar trafikun që krijohej shpeshherë në rrugët që lidhnin daljet kryesore me vendin ku po kryhej ceremonia mortore. Varrimi i Aleksandër Ndokës u bë rreth orës 13:30 të së dielës, në varrezat e lagjes ku jeton familja Ndoka.

(E.K/FAXWEB)

Etiketa: Aleksander ndokaNdoka
Pas

Ekzekutimi i Aleksandër Ndokës, mesazhi i ndjerë i deputetit Pjerin Ndreu: Ty këtu në shpirt të kam ta dish!

Para

Mos udhëtoni nga Kërraba, hapet aksi Elbasan-Tiranë

Para
Mos udhëtoni nga Kërraba, hapet aksi Elbasan-Tiranë

Mos udhëtoni nga Kërraba, hapet aksi Elbasan-Tiranë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Mbi 100 të vdekur në Gaza, intensifikohen sulmet izraelite në Khan Yunis

Sekretari i Thesarit të SHBA: Negociatat për tarifat sjellin marrëveshje rajonale

Shpërthim në Kaliforni/ Një i vdekur dhe katër të plagosur jashtë një klinike

Gjykatësi anglez, shqiptarëve të kapur në ‘shtëpi bari’: Është një histori që e dëgjoj çdo javë, ju lani borxhet ndërsa trafikatët fitojnë (EMRAT)

Tarifat doganore të Trump/ Meloni pret Vance dhe Von der Leyen: Roli i Italisë është të ndihmojë dialogun mes SHBA-së dhe BE-së

Mesazhi i Putinit për Donald Trump një ditë para telefonatës: SHBA-të duhet të respektojnë interesat e Rusisë

Tragjedi në Roskovec/Shembet muri i një banese, humb jetën vajza 4-vjeçare

Sulmet izraelite vrasin të paktën 100 persona në Gazë, kërkohet armëpushim

Turistët e huaj “kthehen” në artizanë, Gjirokastra rikthen vlerat e trashëgimisë përmes duarve të vizitorëve

Fier/Humb jetën punëtori në kantierin pa leje, Prokuroria çon në gjyq ndërtuesin dhe dy zyrtarë të IMT-së

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.