04:58 | 18/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Pse na shokon gazetarja me frazën ”meshkujt shqiptarë nuk dinë të lëpijnë”

18:36 | 13/11/2017
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Pse na shokon gazetarja me frazën ”meshkujt shqiptarë nuk dinë të lëpijnë”

Gazetarja dhe blogerja Zhaklin Lekatari në një intervistë të sajën ka guxuar të shprehet se meshkujt shqiptarë nuk dinë të bëjnë seks.

Deklaratë kjo që në fakt ka shokuar një pjesë të mirë të opinionit publik, kjo edhe për faktin se temat dhe diskutimet mbi seksin në vendin tonë janë pothuajse inekzistente. Po ashtu nëse e dëgjon fillimisht gazetaren dyshimet ngrihen edhe mbi qëllimet që ajo ka në këtë zhurmë mediatike që krijon, ndoshta ajo e bën për t’i shërbyer edhe blogut që ajo vetë ka nën administrim.

Tronditja është edhe më e madhe, pasi gazetarja nuk flet thjesht që meshkujt nuk dinë të bëjnë seks, po shkon edhe më tej duke folur për seksin oral, një bisedë e papërmendur kjo as në tavolina mes mikeshash e jo më në ekranin e televizionit. Po cilido qoftë qëllimi i gazetares, dobia qëndron në faktin e diskutimit, dhe të mirës së edukimit edhe në lidhje me temat tabu. 

Ajo thotë se nuk ka nevojë të bësh seks për të kuptuar paaftësinë e meshkujve në shtrat. Gjithçka e tyre, frikërat e paranojat e brendshme, ato që kanë në kokë, reflektohen në sjelljet e tyre kompleksive. Një njeri i pasigurt me veten nuk ka asnjë mundësi që të jetë i sigurt në marrëdhënien me tjetrin, as në shtrat.

Më poshtë ne kemi dhënë intervistën e saj dhënë për “Panorama”:

Si i përzgjedh temat që trajton? Një nga shkrimet e tua titullohet “Për ata që nuk ta lëpijnë”. Nuk është metaforë, i referohesh seksit oral dhe i ndan meshkujt në kategori…

-Pikërisht sepse nuk flet askush, është një argument që nuk kemi pse të heshtim. Në përgjithësi, për gjithçka rreth seksit, nuk kemi pse heshtim. Nga bisedat me mikesha të mia, njerëz me më tepër apo më pak përvojë se unë, tregojnë se është një çështje që u intereson, problemi i vetëm është që nuk flasin publikisht. Kjo më bën mua ta trajtoj më gjerësisht dhe të shkruaj atë që ke lexuar, pra që ata që nuk ta lëpijnë, kjo kategori, përbëhet nga ekzemplarë, meshkuj, heteroseksualë, që kanë më shumë dëshirë të hanë një sufllaqe, sesa të praktikojnë një cunnilingus (seks oral) të denjë. Ata që nuk lëpijnë: nuk e mendojmë asnjëherë, por ekzistojnë. Janë rreth nesh, janë si ne, nuk kanë një logo që i dallon. Ata fshihen mes turmës dhe të zhgënjejnë në mënyrë të njëpasnjëshme. Të gjithë këta kanë një emërues të përbashkët, nuk lëpijnë, por duan të jenë të lëpirë. Ndërkohë që askush nuk ankohet se dushi i fundit është bërë në mëngjes, që është bërë urina 8 herë, që mund të ketë një fole zogjsh aty poshtë dhe që kjo fellatio (seksi oral te një djalë apo burrë) nuk është një udhëtim arome Chanel 5. Pse ndodh e gjithë kjo? Sepse janë burra.

Është e vërtetë, ndodh rëndom kjo gjë! Gjithçka sepse nuk ndihen të gatshëm të pranojnë një problem te vetja.

-Shumë shpesh me ka ndodhur që njerëzit të më referohen si “vajza me b*le”. Kur kam qenë më e re, kjo fjali më dukej si kompliment dhe më dukej sikur lartësohesha nga ai stadi në të cilin stereotipohen gratë, pranë vatrës, pranë familjes, pranë burrit. Por, tashmë që jam e rritur, e pjekur, feministe, dhe që kam mendim kritik të zhvilluar, pyes veten se pse për të përshkruar një grua të fortë, duhet patjetër të përdorim ose të sjellim në tryezë burrat dhe pjesët e tyre intime. Pse, vagina, vezoret, mitra, dhe të gjitha organet e tjera që na lejojnë të japim jetë (ngjarja më e fuqishme në botë) nuk janë të mjaftueshme për të na bërë të forta? Pse duhet të kemi një referencë anatomike drejt botës burrërore? Pse penisi është i barabartë me forcë, dhe pse vulva është ndryshe?! Prandaj unë nuk dua të jem një grua me bole: sepse nuk jam. Jam grua dhe jam femër. Jam e fortë, jam e brishtë, jam gurë, jam e papërshtatshme. Jam gazmore dhe e padurueshme. Jam e sofistikuar dhe e fuqishme, jam e zonja dhe mediokër. Kam qenë fëmijë, vajzë, grua e re dhe tashmë grua. Pikë në fund të fjalisë. Nëse doni të më përgëzoni, më mjafton kjo. Jam grua dhe jam e fortë.

Pse nisi e gjithë kjo? Si u zhvillua ideja për të bërë një blog që, përveçse informues për atë që do ta shohë si duhet, është së pari çlirues, shembulli më i mirë…

-Unë kam jetuar për disa kohë në Kosovë. Edhe pse në momente të ndryshme mund të duket e kundërta, atje njerëzit janë (o së paku kanë qenë në ato kohë që jetoja unë) shumë më të bogotë dhe patriarkalë se këtu. Unë isha një vajzë me tatuazhe, punoja në një bar dhe të gjitha këto më bënin të ndihesha e paragjykuar dhe e stigmatizuar. Të flisje për seksin i shumëfishonte edhe më tepër dozat e paragjykimit. E kam përjetuar shumë keq këtë periudhë. Në këtë kohë, një mikesha ime kosovare, duke më nxitur që të luftoja injorancën, me tregoi rreth një gazetareje shumë të njohur kanadeze, Sue Johanson, e cila kishte fillimisht një emision radiofonik e më pas televiziv mbi seksin. Sue ishte e madhe në moshë dhe nuk përdorte aksesorë, për të tërhequr vëmendjen, por vetëm këshilla mbi tematika të cilat njerëzit kanë turp t’i përmendin. Ajo ishte një shembull dhe zanafilla e idesë sime, e cila erdhi si nevojë, si mungesë që ndjeva vetë në radhë të parë. Kanë kaluar disa vite që atëherë. Në ato kohë unë nuk isha gati, shoqëria ndoshta nuk ishte gati dhe unë e ndieja këtë gjë.

Çfarë ndryshimesh pe tani në shoqëri, që u ndjeve e gatshme?

-Tani, më e rëndësishmja, jam unë gati, e fortë, e bindur, e vetëdijshme dhe e sigurt për atë që po bëj dhe për mesazhin që dua të jap e të ndaj, apo ndryshimin që dua të sjell. Ndërkohë vitet e fundit, duket sikur rrjetet sociale dhe kultura pop kanë luajtur në favorin tim, duke komercializur gjithçka, ndoshta dhe vetë seksin. Para disa viteve buzët, të ndenjurat, operacionet plastike, apo investimi në pamjen e jashtme nuk ishin aq mainstream sa janë tani. Unë dua të jem pjesë e kësaj lëvizjeje, por duke informuar dhe duke krijuar një platformë të sigurt dhe me informacione të sakta mbi një tematikë që duhet celebruar dhe jo mohuar.

(E.K/fAXWEB)

Etiketa: gazetarjaseksseks oral
Pas

“Veliera”, Mirela Jorgo në ‘Fax News’: Gjyqtarët nën presion, do ta ndjekim çështjen deri në Strasburg

Para

LAJM I FUNDIT/ Dyshohen për korrupsion, Prokuroria  urdhëron  ndalimin e 3 zyrtarëve

Para
LAJM I FUNDIT/ Dyshohen për korrupsion, Prokuroria  urdhëron  ndalimin e 3 zyrtarëve

LAJM I FUNDIT/ Dyshohen për korrupsion, Prokuroria  urdhëron  ndalimin e 3 zyrtarëve

Discussion about this post

 



Të Fundit

Hasani mikpret Zëvendëskryeministren për Integrimin Evropian të Moldavisë: Bashkëpunim për integrimin

Gara e fortë në Lezhë! Kontestohet një votë, PS pretendon se është e pavlefshme, por…

“Shqipëria e ka vendin në BE”, Macron falënderon Ramën për mikpritjen: Franca ju mbështet në këtë rrugëtim!

Sot, finalja e Eurovizion, “Zjerm” pritet të ndezë skenën, Suedia favorite për të fituar

Numërimi i votave të diasporës nga Greqia, përfundon procesi për disa nga qytetet

Lufta në Ukrainë/ Trump do të zhvillojë bisedë telefonike me Putin dhe Zelensky

Nën dyshimin për spiunazh, kush janë 3 iranianët që dalin para gjykatës së Londrës

Vota e diasporës, dalin 50 vota më shumë në kutitë e fundit, Tabaku i ankohet Celibashit

Lavrov dhe Rubio në bisedë telefonike, diskutojnë rezultatet e bisedimeve në Turqi

Marrëveshje mes Rusisë e Ukrainës? Ja çfarë u propozon Vuçiç palëve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.