Ministri i Drejtësisë dhe kryetari i LSI-së Petrit Vasili, i ftuar në emisionin “Studio e Hapur” të gazetares Eni Vasili, ka folur për cështjet e ndryshme poltike, të cilat shqetësojnë vendin, si negociatat PS-PD, zgjedhjet parlamentare apo droga.
Negociatat Rama-Basha dhe kërkesa për qeveri teknike
“Nuk jemi tërhequr nga tryezat, kemi mbështetur cdo lloj formati për të prodhuar kompromis, nëse Rama dhe Basha vendosin për t’u takuar në ekip ose kanë nevojë, për ne është e rëndësishme që ky kompromiz të realizohet. Forma e tij dhe formati i realizimit për ne nuk ka rëndësi.
Është kërkesë e fortë politike, ka patur kërkesë ultimative, ekstremiste, sepse të kërkosh që një qeveri e cila është legjitime, të largohet për shkak të opozitës.
Besoj që opozita, duhet të jetë e hapur për të folur dhe pranuar kompromise, filozofia e mkompromisit është lëshim reciprok, hapësira për kompromis ka shumë. Paketa McAllister ishte shumë në favor të opozitë, dhe disfavor të mazhorancës. Mundësonte mbajtjen e zgjedhjeve me të dyjë palët. Cështja, kompromiset gatuhen në një moment të caktuar. Unë nuk jam këtu të bëj aleatin e asnjërit, në momentin e parë pati një refuzim absolut nga Basha, në momentin e dytë pati një tërheqje nga Rama.
Darka te Pazari i Ri
Absolutisht jo, më bjen keq që vihet në dyshim sinqeriteti i Metës, absolutisht jo, të tërë raundet e para të cilat u konsumuam, ka qenë insistimi ynë për të opozitën, për ta patur edhe këtë , në lojë nuk ishte më kompromisi por stabiliteti i vendit. Pasi rrezikohej që pas datës 22 korrik të ishim në një mbyllje institucionesh.
Diskutuam për konstruksionin e pazarit të ri, shkëmbyem kujtime, mbi të gjitha unë, pata nostalgji. Pra qe një bashkëbisedim normal miqsh, ku mund të flitet edhe për gjera të tjera, jashtë politikës, se këta mendojnë se ne flasim vetëm për politikë.
Në politikë është mirë që të gjithë të flasim si miq. Po të uleshim si armiq nuk do të kishim fare pse të uleshim në tavolinë. Kam distanca etike nëse dikush nuk e meriton miqësinë time, kurse çështja e partive nuk më ndan.
Ndryshimet mes Ramës dhe Berishës
Edi Rama dhe Sali Berisha ndryshojnë shumë, kanë stile krejtësisht të ndryshme të komunikimit dhe konceptimit, janë kryeministra të llojit të ndryshëm. Unë kam detyrim të flas që nga momenti që jam në qeveri, më parë nuk e di.
Koalicioni LSI dhe PS
Nuk është bashkëqeverisje mës Ramës dhe Metës por mes PS dhe LSI, mendojmë që ka mundur të bëjë punë, të eci në drejtim të rrugës së reformave, qofshin këto kontroverse dhe të vështira. Nuk kemi pasur përplasje, po kurajo për t’u vetëpërmirësuar.
Koncensionet në Shëndetësi
Jo nuk e kam bërë check-upin, për arsye personale mjekësore kontrollohem, por të them të drejtën nuk e kam bërë.
Kam një qasje tjetër për qasjen e shtetit, e konsideroj koncesionin hapin e fundit dhe jo të parin në shëndetësi.
Jam përpjekur ta ngre përmes rrugës parlamentare këtë problem, ata e kanë konceptuar ndryshe. Ata mendojnë se kanë të drejtë por unë nuk mendoj kështu.
Kanabisi
Është një problem i cili tashmë nuk ka më vend që unë ta komentoj pasi ky është një shqetësim, qoftë në raportin e DASH, antimafias italiane, Europol, ka bërë jehonë në mediat ndërkombëtare, nuk mund ta mohojmë, as të fshihemi por të përballemi me këtë.
Rruga e vetme është e rëndësishme të përballemi me problemin, të kemi kurajon ta shohim në sy.
Ka bërë mirë ministrei Xhafaj dhe unë e përshëndes për këtë.
Vlerësimin për ministrat nuk e bëj unë, është një atribuim dhe punë e kryeministrit, është detyrë e tij ta bëjë. Unë e gjykova shumë qartë, është një problem që duhet ta shohim në sy.
Shqipëria është bërë një urë trafiku edhe për droga të tjera të rënda, duhet përballet me problemin sepse në të kundërt do dëmtojë fytyrën e Shqipërisë që do ndikojë edhe në proceset e tjera.
Droga duhet luftuar dhe mund të bëjë pis zgjehdjet, persona të caktuar, financat, çështja e pastrimit të parave Shqipëria është vendosur keq në të gjitha renditjet. (D.D/Shuplaka)