Kryeministri Edi Rama më një ton mjaft të ashpër ka dhënë një mesazh për të gjithë qytetarët që janë në kushtet e karantinës, por edhe për kritikuesit e tij në lidhje me zbatimin e masave dhe menaxhimin nga ana e qeverisë të gjendjes.
Duke sjellë në vëmendje gjendjen që po haset Italia për shkak të koronavirusit, Rama ua bën të qartë qytetarëve se masat duhet të zbatohen ndërkohë qe ngre pyetjen: Apo të mos i përgjigjem askujt në vend se ti shkul veshin e ti them të vërtetën gjithkujt që flet mbrapsht?
“Të gjithë jemi mërzitur dhe me babain por të gjithë kemi kuptuar se kur babai dicka nuk shkon me ne, mua më ra për hise tua them të bëj gjëra që s’ka se si tu pëlqejnë e të ndiheni në vështirësi, por pse më pëlqejnë mua e gëzojnë këto masa shtrëngese? Më pëlqejnë mua llogaritë që bëjmë këtu çdo ditë për shifrat e papunësisë që rriten?
Ku hyjnë përditë e më pak të ardhura, që të ardhurat bien e në si në cdo shtëpi bie dhe fuqia për të shpenzuar si zakonisht e për të lënë dicka mënjanë, shifrat e papunësisë që rriten e rriten për ditë me shkurtime nga puna? Më pëlqen mua të mbyll shkolla e biznese për javë të tëra e tu tregoj se kush lëviz e kush ndëshkohet po lëvizi? Apo të përballem me lloj lloj reagimesh instiktive që më shkruajnë këtu sikur ua solla unë luftën e unë rri në shpellën e një thesari me florinj e ironizoj ata që ankohen?
Pse qejf kam unë t’u them si të mbroheni nga kjo mortje që na ka rënë si rrufe mbi kokë e kërcënon të na grijë si mish qeni?
Pse nuk e shihni ju se cfarë po ndodh jo më tutje po në Itali, nuk e shihni ju që edhe ushtria amerikane nxori autokolonat e trenave e makinave të blinduara mbi kurriz që njerëzit të mbyllen brenda?
Pse s’e kuproni ju që në këtë luftë ku as Amerika ska ilaç tjetër ku në një javë humbi 3 milionë e kusur vende pune ne s’kemi rrugë tjetër vetëm të mbyllemi brenda që të shpëtojmë jetën e familjarëve tanë?
Çfarë kërkoni ju nga unë, që tju tregoj përralla? Apo ta shkrij arkën e kësaj shtëpisë sonë të madhe sot e nesër të shikojmë si të gjithë bashkë do përfundojmë në një gropë shumë më të thellë se ajo e mos o zotshme vitit 1997?
Apo të mos i përgjigjem askujt në vend se ti shkul veshin e ti them të vërtetën gjithkujt që flet mbrapsht?”