Porositësi i disa vrasjeve Laert Haxhiu është zbërthyer nga një prej anëtarev të bandës së tij që u kap nga policia disa ditë më parë, Artan Tafani.
Ky i fundit zbardhi disa ngjarje të bujshme kriminale në vend disa prej të cilave kanë ndodhur në Greqi. Në shtetin fqinj është edhe Laert Haxhiu.
Pyetjes se pse nuk ekstradohet ai, drejtori Rrumbullaku iu përgjigj se jemi në kontakte të vazhdueshme me shtetin fqinj për të zgjidhur këtë problem.
Muhamet Rrumbullaku: ‘Jemi ne komunikime të vazhdueshme me zyrën e Interpolit kemi besim se mund ta arrijmë pavarësisht problematikave që kemi para mes dy vendeve. Jemi në bashkëbisedime për të zgjidhur problemin e çështjeve të ekstradimit me Greqinë, por edhe për raste të tjera për të gjithë shtetasit shqiptar.’-
Discussion about this post