Përgjegjësja e Departamentit të Epidemiologjisë dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive në Institutin i Shëndetit Publik, Silva Bino ka folur edhe për procedurat e varrimitt ë personave që humbasin jetën për shkak të koronavirusit.
Bino u shpreh në një deklaratë për mediat se personat që humbin jetën nga sëmundjet infektive ka një ligj të veçantë për varrimin ndërsa përmendi se një nga rregullat e përcaktuara në ligj është se arkivoli nuk hapet.
“Sa i përket të vdekurve, që humbin jetën nga sëmundjet infektive ka një ligj të përcaktuar dhe varrimi dhe arkivoli dhe të gjitha masat merren në bazë të këtij ligji, si psh arkivoli nuk hapet, pra janë disa rregulla të përcaktuara të varrimit”, tha Bino.
Kujtojmë se gjatë paradites së sotme, 71-vjeçari nga Kuçova që ndërroi jetë mbrëmjen e kaluar nga koronavirusi në spitalin e Infektivit në Tiranë, është përsjellë për në banesën e fundit.
Në ceremoni ka marrë pjesë vetëm bashkëshortja. 71-vjeçari Fitim Mehmeti është përcjellë për në banesën e fundit nën masa të rrepta sigurie, ndërkohë që në varrim nuk ka marrë pjesë asnjë person tjetër (LEXO LAJMIN).
(F/GJ/FAXWEB.AL)