17:52 | 27/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Pse nuk ka investime të huaja në Shqipëri? Besnik Mustafaj: Rama nuk di si funksionon trupa diplomatike

17:54 | 24/08/2017
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Pse nuk ka investime të huaja në Shqipëri? Besnik Mustafaj: Rama nuk di si funksionon trupa diplomatike

Besnik Mustafaj i ftuar në rubrikën “Opinion” në ”Neës24”, është shprehur në lidhje me kritikat e kryeministrit Edi Rama për punën e dobët të ambasadorëve.

Ai i ka quajtur të pavend dhe tha se Rama nuk e njeh funksionimin dhe rolin e trupës diplomatike, madje sipas tij ai nuk njeh as gjuhën që duhet të përdorë me ta.

 “Rama tregoi se nuk e njeh funksionimin e jashtëm me të gjitha sistemet demokratike. Përcaktues për rezultatin e ambasadorëve jashtë, është politika e brëndshme. Edhe sot Rama bëri dëgjesë po foli vetëm vetë. Rama duhet të mbajë mend çfarë i tha Merkel kur erdhi këtu, dhe tha se investimet e huaja nuk mund të vijnë për sa kohë ka korrupsion dhe shumë arsye të tjera. Nuk është puna e dobët e ambasadorëve por politika e keqe e brendshme. Rama nuk i njeh detyrat që ka trupa diplomatike. Rama duhet t’i drejtohet me gjuhën që i takon ambasadorëve dhe t’i kërkojë atyre atë që ata mund të bëjnë. Në qeverinë e Ramës nuk ekziston termi “diplomaci ekonomike”, që është përdorur në qeverinë e vitit 2005. Ministria e Ekonomisë, e Financave dhe e Bujqësisë nuk punojnë në këtë drejtim. S’janë ambasadorët ata që duhet të shpikin. Rama shko me duar në xhepa jashtë vendit, nuk paraqet asnjë ide, dhe prandaj investitorët e huaj nuk vijnë. Fjalimet e tij s’janë të mjaftueshme për të bindur investitorët,” tha Mustafaj.

Po ashtu i pyetur se çfarë duhet bërë për të pasur një trupë diplomatike më të mirë, publicisti tha se shërbimi i jashtëm nuk duhet të përdoret nga politika dhe se duhet të ketë atashe ekonomikë.

“Trupa jonë diplomatike sot nuk është aq e motivuar për të bërë punën si duhet. Shërbimi i jashtëm s’duhet të përdoret nga politika. Shërbimi diplomatik i duhet t’i jepet roli që i takon. Ai duhet të furnizohet me informacione për të cilat ka nevojë për t’ia paraqitur biznesit të huaj. S’kemi në asnjë ambasadë atashe tregtar, atëherë po i kërkon atyre diçka joprofesioniste për ta bërë. Duhet të ketë atashe ekonomikë”, tha ai.

(S.SH/Shuplaka)

 

 

Etiketa: besnik mustafajrama
Pas

Ish-deputeti socialist godet ashpër ambasadoren e Shqipërisë në Holandë, ja çfarë thotë

Para

Debati për vizat, gazetari: Nuk di, të mërzitem apo të gëzohem me ambasadoren tonë në Holandë

Para
Debati për vizat, gazetari: Nuk di, të mërzitem apo të gëzohem me ambasadoren tonë në Holandë

Debati për vizat, gazetari: Nuk di, të mërzitem apo të gëzohem me ambasadoren tonë në Holandë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Festa përfundon në tragjedi, humb jetën CEO-ja në Australi

Shpërthim në banesë në Ishull Shëngjin, plagoset një grua 64 vjeç

Italia në alarm të kuq për shkak të të nxehtit, nesër në 18 qytete temperatura mbi 40 gradë

Liqeni i Shkodrës, kandidat për UNESCO. Rezervë biosfere ndërkufitare Shqipëri–Mal i Zi

Arkeologët konfirmojnë se Lini, është vendbanimi më i vjetër i njohur në Evropë

Përfundon rinumërimi në Tiranë, anëtarët e KAS: Shërbeu për transparencë, s’ka trafikim votash

Nipi i Helmut Kohl: Kosova meriton njohje dhe vend në Këshillin e Evropës

Estonia do bëhet ‘bërthamore”, Kremlini paralajmëron: Një kërcënim serioz

Paradoks i motit në Turqi/ Vapë në jug, borë në veri!

Zgjedhjet lokale të 12 tetorit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve: Mbi 33 mijë persona janë votues të rinj

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.