Sali Berisha flet për herë të parë në ditën e zgjedhjeve në PD-së, duke treguar pse nuk ka folur deri sot për të gjitha zhvillimet brenda partisë së tij.
”Pse unë nuk kam fol përveçse në fillim? Nuk kam fol sepse unë kam dhënë një dorëheqje pa rikthim dhe atë që kam bërë e kam bërë me ndërgjegje të plotë, fuqi që të më ktheje mua nga ky vendim nuk ka dhe nuk mund të ketë! Në këtë kuptim janë me mijëra që kanë kërkuar të më rikthejnë, por unë i jam përmbajtur atij vendimi dhe ndryshe nuk mund të ishte!”, thotë Berisha.
Berisha ka komentuar statutin dhe gjithë ç’ka ndodhur brenda PD-së me grupin anti-Basha.
”Ky gabim u korrigjua plotësisht nga kryesia e PD-së. Data e shpallur 4 vjet më parë ka qenë pas mbledhjes së kryesisë, por kryesia e diskutoi çështjen e datës dhe me shumicë vendosi të kryhej sot. Në këtë kontekst procesi është zhvilluar në përputhje me statutin e PD-së.
Thënë këtë, absolutisht kam patur mirëkuptim të plotë me kërkesat për dorëheqjen e kryetarit dhe shtyrjen e datës, por ky proces është në përputhje me statutin e PD-së, me kritika, opsione dhe diskutime.”
”Thashë edhe njëherë, nuk ka rikthim. Unë nuk kam ndërmend as të qëndroj as të angazhohem! Kam dhënë dorëheqjen! Kushdo që do të më pyesë mua, unë ia them privatisht!”, tha prerë Berisha. (V.G/SHUPLAKA)
Discussion about this post