Gjatë bashkëbisedimit të gjatë që pati me gazetarët, kryeministri Edi Rama nuk i shpëtoi as pyetjeve lidhur me situatën në Kosovë, dhe qëndrimin e tij për Ramush Haradinaj.
Rama tha se vlerëson Haradinajn për kountributin e tij të dhënë në luftë, ndërsa dorëheqjen e tij e konsideroi një lëvizje taktike.
Pse Edi Rama nuk mbajti një qendrim për Haradinaj, ndërkohë që foli vetëm për luftën e UÇK-së?
Rama: Është gjëja më normale më duket mua, se te lufta e UÇK-së përfshihet dhe Ramush Haradinaj dhe jep apo jo dorëheqjen është një çështje politike dhe taktike.
Në raport me luftën unë e konsideroj Ramush Haradinaj dhe Jakup Krasniqin si anëtarë të një lufte cllirimtare, e cila nuk mund të zhbëhet dhe as nuk mund të tjetërsohet nga këto akuza.
(E.K/Faxweb.al)