Pothuajse i gjithë vendi është përfshirë nga flakët ku dhe situata sa vjen e bëhet më e rëndë. Ndërsa polika kërkon të gjejë fajtorët, në qëndër të akuzave qëndron po vetë qeveria nga ana e qytetarëve.
Një qytetar i shkruan ish-kryeministri, Sali Berisha duke I kërkuar ‘llogari’ se përse nuk ka blerë shteti për 25 vite asnjë avion për të shuar zjarret por tani kërkon nga fqinjët.
E menjëhershmë ka qenë edhe përgjgija e ish-kryeministrit, i cili ka zgjedhur t’i përgjgjet ati publiksht se everia e tij bleu helikopterë të fuqishëm që mbajnë kova disa tonëshe për shuarjen e zjarreve por kovat nuk janë blerë nga Rama, pasi sipas tij i harxhon paratë me blerjen e “Benz”-ave.
“Pershendetje G***d! Lidhur me objeksionin tuaj per mungesen e avioneve kunder zjarreve ju sqaroj sa vijon:
Qeveria e mepareshme, me nje kontrate me Eurokopter ka porositur disa helikoptere moderne te fuqishem dhe multifunksional per Ushtrine. Keta helikoptere mbartin edhe kova uji disa tonshe per shuarje zjarresh dhe perdoren me sukses per keto qellime ne te gjitha vendet qe kane probleme me zjarrin. Por per ti perdorur ata per kete qellim, duhet qe te blesh koven e ujit. Mirepo Edi Rama e ka mendjen tek Benz-at e blinduar per veten e tij.
Keshtu ai, perveç nje benz-i te blinduar qe kishte ne kryeministri prej vitesh, sapo erdhi ne pushtet mori per perdorim personal benz-in e blinduar te blere per transportin e personaliteteve te huaja qe vizitojne Shqiperine. Rama me vone porositi me mbi 600 mije euro nje tjeter benz te blinduar per vete, nderkohe qe me ato para mund te blinte 15 kova per helikopteret Puma per shuarjen e zjarreve ne vend. Por problemi i tij eshte se ai mendon vetem per veten e tij!”, shkruan Berisha. (S.SH/Shuplaka)