Ben Blushi ka kaluar prej kohësh në opozitë dhe këtë nuk e fsheh aspak. Nga salla e kuvendit, nga daljet për mediat, Blushi nuk i kursen kritikat më as për ish-kolegët. Ai ka dhënë sqarime dhe pse nuk mund të rrinte më tek Rilindja me deputetë kriminelë.
Pa përmendur emra Blushi nënkupton akuzat për Nokën, Prengën dhe Roshin.
”Ka njerëz që ende me pyesin pse u largova nga Rilindja dhe vendosa te krijoj LIBRA. Po përshkruaj vetëm kronikën e dy ditëve te fundit. KQZ mbron një deputet që ka plagosur katër vetë.Nuk ia heq mandatin ndërkohë që kërkon të nxjerrë LIBRA jashtë zgjedhjeve.
Kryetari i shkarkuar i Kavajës i con shkresë KQZ pasi kjo e ka shkarkuar. Dy nipat e një ish-deputeti rrahin dhe qëllojnë me armë një ish-deputet në Lezhë. Janë veshur policë dhe natyrisht janë të lirë. Një deputet i kërkon falje partisë për një shaka të djalit të tij. Gjithë këta janë Rilindja. A mund të rrija më në këtë kënetë?”, shkruan Blushi.
Discussion about this post