06:27 | 29/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Pse nuk po pranon Rama, ku kanë ngecur negociatat mes tij dhe Bashës

22:08 | 16/05/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Janë shkelur të gjitha afatet, pse 8 Maji është afati i fundit i negociatave për Ramën (FATURA FINANCIARE)

Në takimin e tretë për sot me krerët e partive parlamentare aleate, kreu i opozitës Lulzim Basha u tha atyre se kryeministri Edi Rama nuk pranon shtyrjen e zgjedhjeve pas 18 qershorit.

Ndërkohë që në fund të ditës së sotme, pritej më në fund një marrëveshje, kjo për shkak edhe të afatit prej 24 orësh që zëvendës ndihmësi i sekretarit amerikan të shetit, Hyot Brian Yee, u kishte lënë palëve për të pranuar një paketë të ngjashme me atë të McAllister, të pagëzuar si McAllister Plus.

Por negociatat mes Ramës dhe Bashës duket se kanë ngecur pikërisht te data e zgjedhjeve. Edhe pse më parë, sipas burimeve për “Shuplaka-n” mësohej se Basha e kishte pranuar Paketën McAllister Plus, Rama në fund të ditës nuk pranoi për shkak të datës së zgjedhjeve.

Në të njëjtin mendim është edhe analisti Robert Rakipllari, i cili mbrëmjen e sotme i ftuar të “Studio e Hapur” tha që kjo është pika që ndan palët.

 “Unë di që Rama ka pranuar në parim paketën për shtyrje deri në një muaj, opozita identifikim biometrik dhe numërim elektronik, kjo është pika që ndan palët dhe nuk besoj se do të arrihet në një marrëveshje.

Unë besoj se opozita ka për të dhënë një përgjigjë pozitive, pasi për dy vite pavarësisht se ka qenë Reforma në Drejtësi çështja kryesore, ka kërkuar edhe identifikimin biometrik dhe numërimin elektronik, gjë e cila është lënë pas dore.”, tha Rakipllari.

Vizita e Zv/Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee në vendin tonë është pritur me shumë optimizëm. Shumëkush e ka quajtur këtë shansin e fundit për t’i dhënë një zgjidhje krizës politike por ka patur edhe të tjerë të pashpresë se zgjidhje nuk do të ketë. Por siç duket, këta të dytët i paskan rënë pikës.  (D.D/Shuplaka)

Etiketa: edi ramalulzim basha
Pas

Iljazaj dhe Çani debatojnë ashpër se kur duhet t’i shtyjë Rama zgjedhjet, Rakipllari ia mbyll gojën: Rama nuk lëviz nga 18 qershori

Para

OSHEE: Kjo zonë e kryeqytetit nesër pa drita për shkak të punimeve

Para
OSHEE: Kjo zonë e kryeqytetit nesër pa drita për shkak të punimeve

OSHEE: Kjo zonë e kryeqytetit nesër pa drita për shkak të punimeve

Discussion about this post

 



Të Fundit

Korporata e Investimeve Shqiptare autorizohet për rehabilitimin e “Asllan Rusit” dhe realizimin e projekteve në Elbasan

VKM/ Këshilli i Ministrave miraton vendimin për organizimin dhe funksionimin e policimit vullnetar

Katastrofë në Zvicër! Akullnaja “gllabëron” gjithë fshatin

Gonxhja- Biggs, firmoset marrëveshja për hartimin e Strategjisë Kombëtare të Ekonomisë Kreative

Rekord vizitorësh në maj, Kalaja e Gjirokastrës priti 30 mijë turistë

Rusia e gatshme për paqe? Trump: Do ta zbulojmë nëse po na mashtron…

Udhëtoi për Shqipëri, nëna shqiptare në Gjermani gjobitet se hoqi fëmijët nga shkolla

Tre persona akuzohen në Gjermani për spiunazh dhe komplot për vrasje

Dueli ndaj Serbisë, përgatitjet e Shqipërisë nisin në qetësinë e Durrësit

Zgjerimi i nismave humanitare, Zelensky takohet me pastorin amerikan Graham

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.