Anglia arriti të triumfonte me rezultatin 2 me 1 ndaJ Tunizisë, po duket se lojtarët e kanë pasur mendjen gjatë gjithë ndeshjes diku tjetër. Te mushkonjat dhe insektet që kishin pushtuar stadiumin.
Jesse Lingard, Raheem Sterling dhe Danny Welbeck ishin disa nga lojtarët që u sulmuan.
Insektet irrituan lojtarët, ku shihej Sterling, i cili ishte duke fërkuar fytyrën.
Ashley Young madje iu drejtua dhomave të zhveshjes pasi ishte me pantallona të shkurtëra.
Welbeck, Jordan Henderson dhe Trent Alexander-Arnold, shfrytëzuan rastin dhe u mbuluan nga koka deri te këmbët.
Megjithatë, ky nuk ishte fundi i çështjes, pasi lojtarët e të dyja skuadrave vazhduan luftën me insekte deri në mesnatë, kur mbaroi edhe ndeshja.
Në këtë kohë të vitit insektet janë në çdo anë të Rusisë, udhëtojnë në tufa dhe janë të vogla.
Zyrtarët e qytetit kishin thënë se kanë spërkatur zonën e Volgogradit dhe kënetat aty pranë, po duket se ka pasur pak efekt, dhe lojtarëve u është dashur që të spërkaten dhe me ilacc kundër insekteve.
Duket se insektet janë një tipar i rregullt në verë në këtë qytet, për shkak të ajrit të ngrohtë dhe bazës së tyre pjellore që e vënë buzë lumit Volga.
Discussion about this post