I ftuar në studion e Faxnews është avokati Altin Goxhaj.
Goxhaj ka folur për parkun Rinia, të cilin e konsideron sikur sapo ka kaluar një cunam. Avokati akuzon Erion Veliajn se ai po shkatërron pemët në Tiranë.
Ndërsa, i pyetur nëse do të ketë zgjedhje në 13 tetor, avokati është përgjigjur se nuk ka zgjedhje.
Gjithashtu Goxhaj është shprehur se Veliaj nuk e merrte dot kurrë mandatin për kryetar bashkie me zgjedhje.
Goxhaj thekson se një marrëveshje Rama-Basha nuk ështëme rëndësi për momentin, pasi kanë një marrëveshje të vjetër.
Më tej, Goxhaj thotë njësoj si Berisha me Soros, po ashtu kanë një marrëveshje edhe Rama-Basha.
“Nuk ka zgjedhje në 13 tetor. Debati tani është kur do të ketë zgjedhje. Duket qartë që kemi një debat të fortë brenda opozitës, ndërsa maxhoranca e ka mëndjen e fjetur, pasi e ka Lulzim Bashën në xhep, pasi i dhuroi 61 bashki, sidomos Bashkinë e Tiranës, që Veliaj nuk e merrte dot kurrë me zgjedhje.
I pyetur se çfarë do ndodh me presidentin Meta, Goxhaj ka thenë se presidenti nuk e shkarkojnë dot.
“Metën nuk e shkarkojnë dot. Një Kushtetutë pa një gjykatë Kushtetuese, është veç një letër pa vlerë. Gjykata Kushtetuese i jep vlerë.”
Goxhaj ka folur edhe për një zgjidhje urgjente për të ndërtuar një pazar të gatshëm para se të vij ambasdorja amerikane me mandat të plotë.
“Jemi në situatën që po gatuhet një çorbë, që Rama dhe Basha duan të konkludojnë në një zgjidhje urgjente për të ndërtuar një pazar të gatshëm para se të vij ambasdorja amerikane me mandat të plotë.
Unë di që Rama dhe Basha janë takuar në muajin maj, në Paris dhe 30-qershori është produkt i këtij takimi. Kemi nëj situatë absurde. Opozita që nuk do të futen në zgjedhje me Ramën dhe Rama që bën zgjedhje. Me fakte dhe vulë, i kemi zgjedhje.
Pse nuk u fut në zgjedhje opozita, apo duhet të presi të vdesi Rama? Duhet të ketë një zgjedhje.
Marrëveshja Rama- Basha nuk është me rëndësi për momentin, pasi ka marrëveshje më të vjetër.
Sali Berisha dhe George Soros kanë bërë marrëveshje në 2005, këtë e ka pranuar Soros.
Lulzim Basha tha që s’do kishte zgjedhje në 30 qershor. Por u bënë. Nuk merret më në konsiderat fjala e tyre, nuk ja vlen të merresh me ta.”
(K.H/Faxweb.al)